Highlight Modë & Bukuri

A dëshironi të keni thonj të gjatë e të shëndetshëm?

thonj

Nëse vuani nga thonjët e dobët dhe dëshironi të keni thonjë të gjatë e të shëndetshëm, atëherë UNIK është këtu për ju!

Ka disa mënyra që ndihmojnë në rritjën e shëndetshme të thonit e ato janë:

Kujdesuni për atë që hani:

Menuja ushqimore që ju zgjedhni për organizmin tuaj është më se e rëndësishme jo vetëm për shëndetin tuaj por edhe të thonjëve. Që të keni thonjë më të gjatë e jo të brishtë provoni të hani ushqime me të shëndetshme dhe përplot vitamin e minerale. Thonjët zakonisht janë më të fortë kur ne kemi në organizëm sasi të mjaftueshme të vitaminës B kompleks, zinkut, hekurit etj

Shmangni manikyret me llak xhel:

Manikyret me llakun xhel janë të dëmshme. Lini pak kohë thonjëve tuaj të pushojnë nëse dëshironi që të duken më të fortë e të rriten më shpejtë.

Përdorni më shumë biotin:

Biotina ndihmon në forcimin e thonjëve, flokëve, lëkurës etj. Ajo është një formë e vitaminës B dhe mund ta gjeni në ushqime si vezët, bananet, fasulet etj.

Qëndroni më larg kontaktit me ujin:

Uji dëmton thonjët, I bën ata më të dobët, prandaj kujdesuni që të keni më pak kontakt të gjatë me ujin që përdorim në shtëpi. Përdorni dorëza gjatë larjës së enëve, rrobave etj.