Highlight Storie Inspirimi

Ndërtoni shkallën tuaj emocionale, në fillim duhet të jenë emocionet…

emocionet

Atëherë, diçka ka ndodhur, një nga eksperiencat e juaja ju bëjnë të ndiheni keq. Asgjë nuk tingëllon mirë, asgjë nuk ju bën të ndiheni mirë.

Duket sikur ju po mbyteni, dhe çdo mendim është i dhimbshëm.

Fjala më e mirë për të përshkruar këtë gjendje emocionale është: depresioni.

Nëse ju mund ta shtyni vetën të bëni dicka, atëherë mund të ndiheni më mirë. Nëse mund të vendosni pas krahëve atë që po ju shqetëson, dhe të fokusoheni në punën tuaj, du do të ndiheni më mirë.

Ka shumë mendime të tjera që mund ti shtyjnë mendimet e depresionit larg jush.

Sidoqoftë, vibracionalisht ju nuk keni akses në këto mendime.

Mirëpo nëse qëllimi juaj është të gjeni një mendim, çfarëdo mendimi, që ju bën të ndiheni më mirë, ju duhet të filloni të ndërtoni shkallën e emocioneve tuaj menjëherë në mënyrën më të mirë të mundshme.

Shkalla e emocioneve është kjo:

1. Kënaqësi/ Mençuri/ Fuqizim/ Liri/ Dashuri/ Mirëkuptim.

2. Pasion.

3. Entuziazëm/ Lumturi.

4. Mendime pozitive/ Besim.

5. Optimizëm.

6. Shpresë;

7. Mërzi.

8. Pesimizëm.

9. Irritim/ Pa durim.

10. Mbingarkesë.

11. Zhgënjim.

12. Dyshim.

13. Shqetësim.

14. Dekurajim.

15. Zemërim.

16. Urrejtje.

17. Hakmarrje.

18. Xhelozi.

19. Depresion.

20. Pa siguri.