Henry Ford, një ndër personat më me famë në Amerikë, krijues i modelit të veturave Ford dhe themelues i kompanisë Ford Motor.
Ford kurrë nuk shihte vetën duke punuar për femrën e familjës së tij, kështu filloi udhëtimin e tij si një mekanik në Detroid. Për shkak të pasionit që kishte për punën e tij shpejt u bë inxhinier në kompaninë Edison Illuminating. Pas ngritjes në detyrë ai kishte mjaft para për tu fokusuar në eksperimentet e tija.
Dhe kështu në 1903, Henry Ford themeloi kompaninë e tij Ford Motor. Kjo çoj në shitjen e miliona veturave Ford dhe e bëri atë një ndër kompanitë më të njohura anë e mbarë botës.
Disa nga thëniet më të njohura të Henry Ford janë:
“Nëse mendon se mundësh, ose nuk mundesh- ke të drejtë!”
“Çdokush që ndalon së mësuari është i moshuar, qoftë 20 apo 80. Çdokush që mëson është përgjithmonë i ri.”
“Mos kërko fajin, kërko ilaçin. Çdokush mund të ankohet.”
“Gabimi i vetëm është ai prej të cilit nuk kemi mësuar asgjë.”
“Puna më e vështirë është të mendosh, prandaj shumë pak e bëjnë atë.”
“Vizioni pa punë është thjesht një halucinacion.”
“Nuk ka një njeri në këtë botë që nuk është i aftë të bëjë më shumë se sa që mendon se mund të bëjë. “