Dashuria Highlight

Sa kohë duhet të jesh në lidhje me një person para se të martoheni?

Sa kohë duhet të jesh në lidhje me një person para se të martoheni?

A jeni të dashuruar kokë e këmbë me dikë, dhe po ju shkon në mend të martoheni?

Sa duhet të pritni? 6 muaj, 1 vit, 3 vite?

 Pra sa kohë duhet të jeni në lidhje me një person para se të martoheni?

Shkenca ka disa spjegime për pyetjën tuaj, por ne jemi këtu për t’iu thënë që kjo është pyetja e gabuar.

Në 2015-ën, Universiteti Emory publikuan një studim që përfshinte 3000 cifte.

Studimi në përgjithësi shikoi se sa kohë shpenzuan njerëzit të lidhur para se të martoheshin.

Studimi tregoi se personat që ishin në lidhje prej 1 deri në 2 vite kishin rreth 20% më pak gjasa të divorcoheshin se ata që ishin në lidhje për më pak se 1 vit dhe u martuan.

Kurse lidhjet deri në 3 vite treguan rezultat rreth 50% më pak në divorc.

Para se të bëni pyetjen e rëndësishme duhet ta keni parasysh se jo vetëm gjatësia e lidhjë suaj ka rëndësi.

Për shembull, ciftet që thanë se njihnin njëri tjetrin shumë mirë në kohë që u martuan poashtu kishin rrezik më të ulët përgjysmë për tu divorcuar.