Trupi ynë zakonisht lëshon sinjale kurdo që diçka nuk shkon si duhet.Njejtë është edhe me thonjtë tanë.Për shembull, ndryshimet në ngjyrën ose pamjen e tyre mund të tregojnë probleme shëndetësore.
Thonjtë shpesh na përçojnë sinjale paralajmëruese në lidhje me mosushqyerjen, infeksionet dhe sëmundjet serioze. Ato janë shtresëzim i kreatinës, një proteinë kjo që gjendet edhe në lëkurë e flokë dhe që është e përbërë nga gjashtë shtresa. Pllaka e thoit është më e forta dhe e dukshmja, ajo ka funksion mbrojtës. Thonjtë rriten 2-3 milimetra çdo muaj, por thonjtë e dorës suaj më aktive rriten më shpejtë.
Gjithmonë kur hetoni ndryshimet e më poshtme në thonjtë tuaj duhet të kuptoni se diçka ka ndryshuar në organizimin tuaj dhe bëhet fjalë për shëndetin tuaj.
– Thonjtë e verdhë
– Thonjtë në formë lugë
– Linjat e zeza nën thonjtë
– Pika të bardha
– Thonjë të brishtë