Highlight Meditimi

Cila është koha më e mirë e ditës për të medituar?

koha

Në të gjitha studimet që janë bërë për meditimin, asnjëherë nuk është përcaktuar ndonjë orë e veçantë rreth kohës më të mirë të ditës për të medituar.

Nga  këndvështrimi i një medituesi  siç është Rick Hanson, del se  koha më e mirë për të medituar është koha kur ju ndiheni për ta bërë këtë.  Është një variant në vijën e vjetër që stërvitja më e mirë në botë  është ajo që do të bëni.

Në shumë studime thuhet se  mendja është më e qetë për shumicën e njerëzve kur  zgjohemi në mëngjes, plus ne kemi më pak gjasa të biem në gjumë, kështu që është një kohë më e lehtë për të medituar. Përveç kësaj, meditimi në mëngjes paraqet një bazë të mirë për pamjen dhe gjendjen tuaj për tërë ditën. Dhe si një çështje praktike, nëse keni fëmijë në shtëpi, zgjidhja më e mirë është që të meditoni para se të zgjohen nga gjumi.

Shkenca gjithashtu tregon se pak para gjumit, mendja dhe truri janë shumë të hapur. Në këtë gjendje hipnagogjike, ndikimi i meditimit do të jetë i lartë, me rezultate që mund të valëzojnë gjatë natës. Pengesa është se ne jemi më pak të vëmendshëm pasi jemi të përgjumur.

Pra, ndoshta kombinimi i përsosur është të bëni meditim në mëngjes, sado që mundeni, madje edhe pak minuta, me një minutë ose më shumë pak para gjumit.

Por mbani mend, pa marrë parasysh se çfarë thonë shkencëtarët, koha më e mirë për të medituar është koha që punon më mirë për ju./Unik Portal/