Në mendjen e njerëzimit eksiston një gënjeshtër që vepron si virus. Dhe ajo gënjeshtër është: “Nuk ka mjaftueshëm gjëra të mira për të gjithë. Ka mungesa, kufizime dhe nuk ka mjaftueshëm.” Kjo gënjeshtër i bën njerëzit që të jetojnë me frikë, me zili dhe me koprrac. Dhe këto mendime që përqendrohen të frika, zilia, koprracia dhe mungesa bëhen përvoja e tyre. Pandaj konsiderohet se bota ka pirë pilula makthi.
E vërteta është se ka gjëra të mira me bollëk. Ka ide krijuese, dashuri dhe gëzim me bollëk. Gjithë kjo fillon të përceptohet nga një mendje që është e vetëdijshme për natyren e saj të pafundme.
Të mendosh se nuk ka gjëra të mjaftueshme është sikur të shohësh imazhet e jashtme dhe të mendosh se gjithçka vjen nga jashtë. Kur bën këtë, me shumë siguri do të shohësh vetëm mungesë dhe kufizim. Tani e di që asgjë nuk e ka origjinën nga jashtë dhe që gjithçka lind nëse e mendon dhe e ndien nga brenda. Mendja jotë është forca krijuese e të gjitha gjërave.
Atëherë, si mund të ketë mungesa? Është e pamundur. Aftësia jotë për të menduar është e pafundme, po ashtu edhe gjërat që mund t’i materializosh me mendimet e tua janë të pafundme. Kjo vlen për të gjithë. Kur e di me të vërtetë këtë,mendon me një mendje që është e vetëdukshme për natyrën e saj të pafundme.
Thelbi i gjithë kësaj ështe se duhet të mendosh bollëkun, të shohësh bollëkun, të ndiesh bollëkun, të besosh bollëkun. Mos lejo të hyjë në mendjen tënde asnjë mendim kufizimi./Unik Portal/