Highlight Të tjera

Mos dëno vetën tënde

Mos dëno vetën tënde

Ekziston diçka që ka të bëjë me qetësimin e brendshëm e që është faktor i cili, për shkak të rëndësisë së vet duhet të parashtrohet si një çështje e rëndësishme për tu marrë me të. Shpesh, njerëzit që nuk kanë paqe, qetësi shpirtërore janë viktima të vetë-dënimit. Në një moment të jetës së vet ata kanë bërë ndonjë gabim, ndaj i ndjek ndjenja e fajit. Kërkojnë faljen e Zotit, e Zoti do t’ia falë secilit që i drejtohet me sinqeritet. Mirëpo, ekziston në mendjen e njeriut diçka që nuk mund të sqarohet, diçka për ç’gjë ndonjëherë individi nuk ia falë vetës.

Ai e ndjen se e meriton dënimin dhe e pret gjithnjë. Në këto rrethana, për ta gjetur qetësimin, duhet ta shtojë aktivitetin e vet. Ai e ndjen se dita e lodhshme e liron nga ndenja e fajit. Psikologet kanë konstatuar se një numër i caktuar i rasteve të shkatërrimit të nervave është i nxitur nga ndjenja e fajit, të cilën pacientët janë përpjekur pavetëdijshëm ta tejkalojnë me punën e ankthshme përtej masës. Pacientët priren të mendojnë se kjo i vjen nga puna e tepërt e jo nga ndjenja e fajit. Mirëpo sipas këtyre vlerësimeve, këta njerëz nuk është dashur ta përjetojnë depresionin nervor, për shkak të punës së tepruar, vetëm sikur paraprakisht në tërësi të ishin liruar nga ndjenja e fajit.

Paqja shpirtërore në rrethana të tilla mund të arrihet vetëm po qe se ndjenjën e fajit si acarim, të cilin ajo shkakton, t’ia lejojmë  terapisë shëruese duke besuar në Zot dhe duke kërkuar nga Zoti ti gjykojë veprimet tona dhe jo ne të marrim rolin e tij dhe duke vetë-dënuar vetën.