Highlight Lifestyle Të tjera

Biseda, një mënyrë efektive për të arritur qetësinë shpirtërore

biseda

Biseda llogaritët si një ndër metodat efektive që mund ta vëmë në përdorim cdo ditë për të arritur qetësi shpirtërore dhe qëndrime të qeta.  Varësisht nga  fjalët që përdorim dhe tonit me të cilin i shqiptojmë, mund të arrijmë në gjendje nervoze, tensioni dhe shqetësim. Kjo që flasim mund të  ketë rrjedhim edhe negative, edhe pozitiv. Me të folur mund ta krijojmë situatën të reagojmë me qetësi. Të flasësh i qetë për të qenë i qetë.

Kur në grup biseda merr drejtim negative, përpiquni të paraqitni disa mendimet qetësuese. Vini re se si kjo e zbutë tensionin psikik. Biseda në të cilën mbizotëron pritja se do të ndodhë diçka e keqe, për mëngjes për shembull, shpesh përcakton gjendjën shpirtërore të asaj dite.

Nuk është çudi pse çdo gjë zhvillohet sipas atyre pritjeve të kobshme. Biseda  e kobshme ndikon keq në rrethana. Me siguri biseda e natyres me tension dhe nervozë e shton shqetësimin.

Përkundër kësaj, fillojeni ditën duke pohuar qetësimin, prehjen, kënaqësinë dhe qëndrimin përplot optimizëm, edhe dita do të synojë të jetë e këndshme dhe e sukseshme.

Për këtë arsye keni kujdes për mënyrën e bisedës, nëse doni ta zhvilloni  paqën shpirtërore. Ka rëndesi që nga biseda t’i mënjanoni të gjitha mendimet negative, për arsye se ato synojnë të prodhojnë  tension dhe shqetësim. Për shembull, kur jeni me grupin e njerëzve në drekën solemne, mos i parashtroni vërejtjet se “komunizmi së shpejti do të marrë  pushtetin e shtetit”. Me pohimin e tillë nxisni keq në tretje. Vërejtja  dekurajuese ndikon thellë në qëndrimet e të gjithë të pranishmëve  dhe ata, mbase, shkojnë me ndjenjën e caktuar të shqetësimit.

Gjithashtu marrin me vete ndjenjën e butë, por të caktuar se asgjë nuk është në rregull. Ka caste kur duhet  të ballafaqoheni me këtë cështje të ashpër dhe të merreni me të me objektivitet dhe me energji. Secili nga ne e urren komunizimin por, për të pasur paqen shpirtërore, mbushni bisedat personale si dhe ato me njerëzit e tjerë me fjalë positive, të lumtura, optimiste, përplot kënaqësi.

Fjalët që i shqiptojmë shprehen drejtpërdrejt dhe në mënyrë të caktuar në mendimet tona. Mendimet krijojnë fjalë, pasi këto janë bartëse të mendimeve.

Por, fjalët  gjithashtu ndikojnë në mendimet dhe ndihmojnë caktimin e qëndrimeve nëse ato vetë nuk i krijojnë.

Shpesh ndodhë që atë qe  e konsiderojmë mendim fillon në bisedë. Prandaj, nëse në bisedat e përditshme kemi kujdes rigoroz që t’i shfrytëzojmë fjalët e qeta, rezultati do të jetë- mendimet të qeta dhe nga kjo edhe paqja shpirtërore.