Highlight Meditimi

Meditimi dhe stresi

meditimi dhe stresi

Jo vetëm që ndikon në zemrat tona, mendjet dhe marrëdhëniet me të tjerët, por rigjeneron sistemin tonë imunitar. Dëgjimi, cilësia e gjumit, aftësia juaj për të luftuar të ftohtin , infeksionet, gjithçka  është e ndikuar nga fjala e frikshme me  pesë shkronja “STRESI” .

Ju mund të përdorni shumë çka për të mbajtur vetën në formë, qoftë duke ngrënë ushqime të papërpunuara qoftë  metoda të tjera, por nëse jeta e juaj udhëhiqet nga stresi atëherë të gjitha ato përfitime shëndetësore që keni nga kujdesi nuk do të vërehen aspak.

Nëse stresi po ndikon përditë e më shumë tek ju është  e rëndësishme që të keni një metodë për lirimin e tij. Thjeshtë lironi nga teknologjia dhe meditoni. Dhe, do të shihni se si meditimi mund të luftojë stresin dhe do të qetësojë mendjen dhe trupin tuaj.

Meditimi është treguar efikas për uljen e tensionit të gjakut dhe për të zvogëluar stresin e induktuar të kortizolit në trupin tuaj. Duke i dhënë vetes mjetet për lirimin e stresit nga trupi juaj, ju do të keni aftësinë për të absorbuar më mirë ushqimin dhe për të jetuar një jetë më të gjatë dhe më të shëndetshme.