A keni problem me njollat që janë shumë të vështira për tu hequr? Ndoshta keni pasur një arsye për të festuar mbrëmë, mirëpo dikush u tregua I pakujdesshëm kështu duke rrëzuar gotën e verës në kolltuk. Apo fëmijët tuaj kanë gjetur zbavitje duke vizatuar në muret e juaja me buzëkuq.
Shikoni se si largohen njollat më së lehti pa shumë përpjekje.
1. Kafeja – Largohet më së lehti me sodë buke.
2. Buzëkuqi – Largohet më së lehti me alkohol.
3. Yndyra – Largohet më së lehti me lëngje të gazuara siç është cola.
4. Stilolapsi – Largohet më së lehti me qumësht.
5. Vera e kuqe – Largohet më së lehti me kripë kuzhine.
6. Grimi – Largohet më së lehti me shkumë rroje.
7. Boronicat – Largohet më së lehti me ujë të vluar.
8. Shenjat e gjakut – Largohen më së miri me hidrogjen peroksid.
9. Shenjat e djersës – Largohen më së miri me lëng limoni.
10. Shenjat e vajit – Largohen më së lehti me shkumës.