Highlight Shëndeti

Si të largoni dhimbjen e kokës në vetëm 2 minuta?

largoni dhimbjen e kokës

Me siguri që për disa prej nesh nuk ka asgjë më të keqe se një dhimbje koke.
Nëse instinkti juaj ju thotë që menjëherë të kërkoni shërim tek tabletat e ndryshme për ndalimin e dhimbjes atëherë ndani dy minuta kohë për të provuar këtë teknikë të mahnitshme vizualizimi.

Si të shpëtojmë nga dhimbja e kokës:

Hapi 1: Mbyllni sytë dhe pyetni veten një seri prej tre pyetjeve: Ku është dhimbja juaj më e madhe, në cilën pjesë? Çfarë ngjyre ka? Çfarë forme ka?

Hapi 2: Thoni përgjigjet tuaja me zë të lartë.

Hapi 3: Përsëriteni këtë proces katër herë.

 

Si do t’iu shpëtojë kjo metodë nga dhimbja e kokës? Është një mashtrim i mendjes që e largon vëmendjen tuaj nga dhimbja, duke liruar tensionin në fytyrë, kokë dhe qafë. Nëse një dhimbje koke tejet e fortë po ju shqetëson vërtet, ky vizualizim i udhëhequr në shtatë minuta mund të jetë efektiv. Në fund të fundit ia vlen ta provosh para se ti marrësh ato pilula.