Highlight Të tjera

Si të kontrollojmë ankthin dhe panikun?

Si të kontrollojmë ankthin dhe panikun?

Për ata që vuajnë nga ankthi dhe paniku kronik, këto dy tashmë u janë bërë pjesë e jetës së përditshme. Marramendje, frymëmarrje me vështirësi, dridhje, ndjesi e ftohtë e duarve janë vetëm disa nga simptomat fizike të shkaktuara nga ankthi, përderisa nga ana emocionale janë të rregullta shqetësimet e shumta, çdoherë mendimet negative, prisni më të keqen, ndjenja e zbrazëtisë e simptoma të tjera të lidhura me ankthin dhe panikun.

 

Sulmet e ankthit apo panikut nuk zgjasin shumë, deri në 30 minuta. Mirëpo ndjenja që ato kumtojnë tek ne, dhe pritja e sulmit tjetër se kur do të ndodhë mund të jetë shqetësuese dhe të ju pengojë në punën tuaj të përditshme.

 

Ekzistojnë disa mënyra për tu përballuar me ankthin dhe panikun,

 

Filloni të ushtroni çdo ditë, ose përkushtoni ca kohë ecjes tuaj në park për 30 minuta apo një orë. Rregulloni orarin e gjumit, sepse është shumë e rëndësishme të flini rreth 8 orë gjumë, nësë dëshironi të keni një ditë produktive. Kujdesuni për ushqimin që konsumoni, në veçanti nga kafeina, alkooli dhe nikotina. Të gjitha këto konsiderohen si këmbëz për sulm të panikut.

Nëse po përballeni për shumë kohë të gjatë me ankthin dhe panikun, vizitoni një profesionalist. Por vetëm pasi të keni provuar vetë-trajtimin dhe nuk keni pasur sukses të mjaftueshëm.