- Ata zgjohen të freskët duke e ditur se çdo ditë e re është një shans për të filluar diçka të re.
- Ata nuk lodhen të kontrollojnë telefonin e tyre të parë që në mëngjes, ata shikojnë nga dritarja dhe përshëndesin botën me një buzëqeshje.
- Ata në çdo rast janë të gatshëm të japin komplimente për të tjerët.Ata nuk lejojnë që gjërat e vogla në jetë t’i irritojnë.
- Kur janë në ndonjë vend të veçantë,ata fillimisht i shijojnë bukuritë e këtij vendi dhe në fund bëjnë ca foto, sepse ata e dinë se gjithmonë do të ketë një kohë për fotot më vonë.
- Ata gjejnë kohë për të lexuar artikuj apo libra. Ata e duan angazhimin e mendjes së tyre në diçka tjetër përveç telefonit të tyre ose televizorit.
-
Ata nuk shpërfaqin emocionet e tyre, ata lejojnë veten të ndiejnë, por jo të lëndohen.
- Ata e dinë se të duan diçka nuk do të thotë që kanë të drejtë mbi të.
- Ata bëjnë pauza të rregullta nga interneti.
- Ata gjejnë kohë për të ndenjur në natyrë, që do të thotë që të paktën dy herë në javë kalojnë kohë në pyll ose në plazh.
- Ata gjithmonë kërkojnë falje kur mendojnë se e kanë lënduar dikë me veprat ose fjalët e tyre.
- Ata dëgjojnë trupin e tyre. Shembull, ata hanë kur ata janë të uritur ose shkojnë në shtrat kur janë të lodhur. Ata kurrë nuk e detyrojnë veten të bëjnë ndonjë gjë që është e panatyrshme për ta.
-
Ata kanë sjellje, thonë ‘ju lutem’ dhe ‘faleminderit’.
- Ata bëjnë veprime të vogla mirësjelljeje, duke liruar karrigen në autobus, për dikë më të moshuar, grua shtatzëne, nënë me fëmije…etj. Ushqejnë të varfrit dhe dhurojnë shumë buzëqeshje.
- Ata e llogarisin bekimin e tyre çdo ditë. Të qenit mirënjohës është një nga truqet më të thjeshta për të mbetur i lumtur.
- Ata kërkojnë gëzim në të gjitha gjërat e vogla si një filxhan çaji të ngrohtë në dimër, duke mbathë çorape të ngrohta kur këmbët I kanë të ftohta, të shijuarit e perëndimit të diellit.
Dhe e fundit por jo më pak e rëndësishme:
16. Ata e dinë se në fund të fundit, njerëzit duhet të jenë të lumtur me gjëra të vogla, të cilat e ua shtojnë jetën.