Highlight Të tjera

Dallimi ndërmjet diturisë dhe njohjes sipas Oshos!

Dallimi ndërmjet diturisë dhe njohjes ka lënë gjithmonë vend për diskutim. Në fjalor nuk ka ndonjë ndryshim, por në realitet ndryshimi është i madh.

Dituria është teori, njohja është përvojë.

Njohja do të thotë që ti hapë sytë dhe shikon, dituri do të thotë që dikush ka çelur sytë, ka parë dhe flet për këtë, kurse ti thjeshtë grumbullon njohuri.

Ditura është e mundshme bile edhe në qoftë se ti je i verbër.

Ditura është e mundshme. Edhe pa sy ti mund të mësosh për botën, kurse njohja është e pamundur.

Njohja është e mundur vetëm nëse sytë e tu janë shëruar, nëse ti mund të shohësh. Njohja është përvoja jote e vërtetë, dituria është e falsifikuar. Ditura është mallkim, fatkeqësi, tumor…

Pikërisht për shkak të diturisë njeriu është ndodhur i ndarë nga e tëra, dituria krijon distancë.

Sa më shumë të dish, aq më e madhe është distance, sa më pak të dish, aq më e vogël është distanca. Dhe në qoftë se tis a të hapësh e mbyllësh sytë bie në padituri, ska kurrfarë distance, ka bashkim.