Unë i kam mbijetuar çdo eksperience negative në jetë deri më tani. Jo vetëm që u kam mbijetuar, por edhe jam forcuar.
Për tu shëruar nga këto emocione e ndodhi negative të jetës sime, duhet të largoj secilin emocion që më mbanë prapa në jetë.
Për të mos u lënduar më shumë, i kam vënë pas krahëve të gjitha.
Unë kurrë nuk i shtyp apo i mbuloj ndjenjat e mia. Gjithmonë përballem me to, unë ulem me to, mësoj nga to. Dhe rritëm bashkë me to.
Gjithmonë gjej forcën përmes dashurisë. Jam e fortë dhe shumë e fuqishme!
Unë meritoj të gjithë të mirat në jetë.
Tashmë kam gjetur qëllimin dhe drejtimin të cilin dua të ndjek.
Jam e vetëdijshme për ato që ndodhin rreth meje.
Dhe e di që asgjë në këtë jetë, nuk mund të më tërheqë poshtë asnjëherë!