Kolagjeni është një ndër proteinat kryesore që mirëmbanë indet e trupit të njeriut. Është përgjegjëse për elasticcitetin e lëkurës. Prandaj nëse vëreni se keni rrudha në lëkurë, ky është një sinjal që niveli I kolagjenit në trupin tuaj është ulur.
Trupi prodhon kolagjen vetëvetiu, mirëpo pas moshës 25 vjecare ky prodhim fillon të ngadalsojë, prandaj edhe atëherë zakonisht shfaqen rrudhat e para, duke pasuar nga artriti në moshë më të shtyrë.
Prandaj Unik Portal ju sjellë disa ushqime që stimulojnë prodhimin e kolagjenit në trupin tonë.
Salmoni;
Përmbanë zink dhe minerale të tjera që stimulojnë prodhimin e kolagjenit. Rekomandohet të hani salmon 2 herë në javë.
Perimet e gjelbra;
Janë më të mirat për të parandaluar një ‘ndarje’ nga kolagjeni. Ato përmbajnë kolorofil që ndihmon në ngritjen e prokolagjenit në lëkurë.
Portokalli;
Portokajtë kanë vitamin C e cila ndihmon në prodhimin e kolagjenit në trup. Po ashtu mbron trupin nga toksinat.
Avokado;
Avokadot përmbajnë vitamin E, e cila ndihmon që prodhimi i kolagjenit në trup të vazhdojë sic duhet.
Vezët;
Vezët janë një produkt që përmbajnë kolagjen në vete. Trupi juaj mund ta marrë atë drejt nga veza. Sidoqoftë 2 vezë në ditë janë të mjaftueshme.