Përmes shkrimeve të shumta në Unik Portal, kemi arritur të sjellim shumë informacione mbi rëndësinë dhe efektet shëndetësore të llampës me kripë Himalaje.
Një tjetër përfitim i mundshëm shëndetësor i llambës me kripë Himalaje është reduktimi i simptomave të ankthit.
Sipas terapisë së ngjyrave, shkëlqimi i ngrohtë rozë deri në portokalli i llambës me kripë Himalaje ka veti qetësuese dhe sjell më shumë lumturi për ju.
Përveç kësaj, si një pjesë e vërtetë e natyrës, kripa e Himalajeve liron jonet negative si një ujëvarë (por në sasi shumë më të vogla).
Kështu, duke liruar jonet negative në ajër, kjo llampë mund të ndihmoj në zvogëlimin e ankthit dhe gjithashtu të inkurajojnë një atmosferë relaksuese për gjumë.
Shumë njerëz i mbajnë këto llampa në dhomën e gjumit që të jenë sa më afër vetive qetësuese e relaksusese të kripës së Himalajës.
Por, ju mund të pyesni vetën pse jonet negative janë kaç të rëndësishme?
E vërtetë, jonet negative nuk mund të shijohen, të nuhatën apo ti shihni.
Pasi që jonet negative arrijnë në qarkullimin e gjakut, besohet se prodhojnë reaksione biokimike që rrisin nivelet e serotoninës.
Serotonina është hormoni i lumturisë. Duke u rritur nivelet e këtij hormone ju ndiheni më mirë, më të lumtur, me më pak simptoma të depresionit, stresit dhe do të keni energji pozitive gjatë gjithë ditës.