Highlight Të tjera

Si ta nis dhe përfundoj një punë të rëndësishme?

punë

Kur një punë merret përsipër, zgjidhja më e mirë është ta ndani në pjesë.

Kur e ndani një punë në disa pjesë mos harroni që në fillimin e pjesës së parë, t’ia nisni më ngadalë. Merreni ngadalë dhe lehtë. Nuk ka rëndësi se sa shpejtë e bëni.

E rëndësishme është që e bëni.

Shumica e punëve më të vështira duket sikur nuk mbarojnë kurrë. Thjeshtë mendimi i kryerjes së gjithë punës, me një energji të lartë, shpeshherë është tepër i lodhëm që të motivoheni. Një mënyrë e për për ta motivuar veten me lehtësi është të silleni sikur jeni personi më dembel në botë.

Kur pranoni ta bëni detyrën ngadalshëm dhe me dembelizëm, nuk ju kap ankthi apo frika se duhet ta nisni.

Në fakt, mund edhe të zbaviteni duke e filluar sikur të ishit në një skenë komedie me xhirim të ngadaltë, të lundroni në punë sikur të ishit bërë nga uji.

Por, paradoksi këtu është se sa më ngadalë ta nisni diçka, aq më shpejtë do të përfundoni. Kur mendoni  në fillim për të bërë diçka të vështirë apo të bezdisshme, ju e dini mirë se nuk keni kurrfarë dëshire ta kryeni.

Me fjalë të tjera, imazhi mendor që keni për aktivitetin, duke e bërë me shpejtësi dhe inat, nuk është i bukur.

Kështu ju mendoni mënyra se si ta shmangni të gjithë punën. Ideja për ta nisur ngadalë të krijon një lehtësim.

Pikërisht ky fakt ju lejon ta nisni, e si rrjedhojë ta përfundoni.

Një tjetër gjë ndodhë kur e nisni një projekt ngadalë, është se shpesh do ta bëni me shpejtësi, pa u sforcuar fare.

Ritmi i natyrshëm që keni brenda do të përputhet me atë që po bëni.

Do të habiteni se sa shpejtë vetëdija juaj nuk do ta sforcojë veprimin dhe se si subkoshienca do t’ju furnizojë lehtësisht me energji.

Merrni kohën tuaj. Nisni punën ngadalë dhe ushqeni çdo ditë dashuri për hapat që do të ndiqni.