Highlight Yoga

98 vjeçarja, Tao Porchon, mësuesja më e vjetër e Yogës në Botë

Tao Porchon

Mund t’ju duket e pabesueshme por Tao është një mësuese e jashtëzakonshme e Yoga-s, që mban nga disa orë ushtrimë në ditë më praktikues të yoga-s.

Ajo është aktore dhe vite me parë ka qenë pjesë e shumë roleve filmike në Hollywood. Një valltare e përkryer dhe në këtë moshë vazhdon të jetë një shofere shumë e sigurt.  Ajo është shembulli më i mirë për të treguar mrekullitë e Yoga-s mbi trupin dhe mendjen tonë. Përveç kësaj zonja 98-vjeçare është pjesë e shumë organizimeve të ndryshme të Yoga-s, meditimit dhe vallëzimit.

Zonja Porchon-Lynch lindi në vitin 1918. Nëna e saj vdiq në lindjen e fëmijës dhe ajo u rrit në Pondicherry, në Indi, nga një xhaxhai i cili ishte një sipërmarrës hekurudhor,që e solli mbesën e tij së bashku me të në udhëtimet e tij aziatike.

Ajo thotë se për herë të parë ka parë njerëz duke praktikuar Yoga, kur ishte 8 vjeçe. Nga ajo kohë ajo ka shprehur inteteresim të vazhdueshëm për të mësuar teknikat e yoga-s për mendje dhe trup të shëndoshë.

E rritur ndërmjet Indisë,Britanisë e deri në Hollywood,ajo kujton ditët e para kur ka praktikuar Yoga dhe përfitimet që ka pasë.