Highlight Shëndeti

9 zakone që mund të shkaktojnë diabetin!

diabet

Më herët, të vetmit në rrezik për diabet, veçanërisht diabetin e  tipit 2, kanë qenë ata që kanë pasur problem me obezitetin ose që e kanë pasur histori familjare këtë sëmundje.

Por, gjërat kanë ndryshuar, veçanërisht kur bëhet fjalë për mënyrën e jetesës dhe zakonet e njerëzve.

Sot, rastet e diabetit po rriten. Të paktën 1.5 milionë njerëz në SHBA janë diagnostikuar me këtë sëmundje brenda vitit që po lëmë pas. Kjo sëmundje  po bëhet një epidemi globale për shkak të dietës së njerëzve, mënyrës së jetesës dhe aspekteve të tjera.

Unik ka  përmbledhur disa zakone që mund të krijojnë diabet.

  1. Nuk e hani mëngjesin!

A jeni person që hiqni dorë shpesh nga mëngjesi? Kur ju nuk hani mëngjes ju ndërpreni funksionin e insulinës në trupin tuaj.Kjo bën që nivelet e sheqerit në gjak të çrregullohen. Kjo gjithashtu mund të shkaktojë rënien e funksionit të beta-qelizave që është e rëndësishme për të kthyer glukozën në energji.

Tani, efektet e një niveli më të lartë të sheqerit në gjak do të jenë më të vështira për t’u korrigjuar me kalimin e ditës. Nëse e keni bërë zakon të kaloni mëngjesin, ju do të rrisni rrezikun për zhvillimin e diabetit.  Ekspertët thonë se është shumë më mirë të shmangni darken në vend të mëngjesit.

  1. Nuk pini mjaftueshëm ujë

Duke pirë deri në dy litra ujë në ditë ju I falni organizimit tuaj shumë përfitime. Një prej tyre është që ju  minimozoni rrezikun e të shfaqurit të sheqerit në gjak. Nëse pini së paku tetë gota ujë çdo ditë, do të pakësoni rrezikun prej Diabetit për 21 për qind. Uji është thelbësor për funksionet e mëlçisë dhe të veshkave për të shpërndarë toksinat.

Ekspertët besojnë se njerëzit që janë mbipeshë dhe ju mungon energjia nuk pinë mjaftueshëm ujë.

  1. Nuk hani fruta dhe perime

Frutat dhe perimet janë shumë të rëndësishme për çdo njëri, në veçanti ata që duan të ruajnë peshën ideale. Këto produkte ofrojnë fibra që mban stomakun tuaj të plotë dhe ndihmon nivelin tuaj të sheqerit në gjak. Është gjithashtu e rëndësishme të zgjidhni llojet e duhura të frutave dhe perimeve. Për shembull, patatet, misri dhe bizelet janë të pasura me karbohidrate që mund të rritin nivelin e sheqerit në gjak. Më së miri është të shtoni perimet jeshile me gjethe si spinaqi, kale dhe brokoli. Ndërsa sa i përket frutave hani më shpesh boronica.

  1. Nuk jeni aktiv

Nëse jeni prej atyre personave që bëjnë jetë pasive atëherë ju rrezikoheni drejtpërdrejtë nga sëmundja e Diabetit. Nuk mjafton ecje 20 minuta në ditë, nëse me asnjëherë nuk lëvizni nga karriga juaj.

  1. Rrini natën zgjuar

A ju  pëlqen të rrini natën vonë zgjuar? Është koha për të ndryshuar këtë zakon sepse mund të çojë në zhvillimin e diabetit. Ekspertët thonë se në veçanti shëndeti i meshkujve është I rrezikuar. Kur ata hanë natën vonë rrezikojnë drejtpërdrejtë prekjen nga Diabeti.

6.Nuk dini si të menaxhoni stresin!

Stresi tashmë është pjesë e jetës te secili njeri. Nëse nuk dini si të menaxhoni stresin tuaj, mund të jetë gjithashtu një faktor rreziku për diabetin.Ekspertët thanë se njerëzit të cilët janë të stresuar priren të heqin dorë nga kujdesi për veten.  Ata hanë ushqime jo të shëndetshme dhe bëjnë një stil të pashëndetshëm jete.

  1. Nuk pini kafe!

Edhe pse ka studime që mund të thonë se kafeja është e dëmshme, ka edhe studime që ofrojnë kundër-argumente. Për shembull, një studim i Harvardit thotë se njerëzit që pinë gjashtë filxhanë kafe çdo ditë ulin rrezikun e tyre për diabetin me 33 përqind krahasuar me ata që nuk pinë kafe.

  1. Nuk ecni mjaftueshëm

A nuk po ecni mjaftueshëm? Edhe kjo është shenjë që mund të prekeni lehtë nga Diabeti. Ecja në natyrë i bën njerëzit më të shëndetshëm në çdo aspekt. Në veçanti ata që janë prekur nga kjo sëmundje duhet të kenë orar strikt të ecjes sepse kështu e ndihmojnë lehtësimin e sëmundjes,

9.Përdorimi i shpeshtë i antibiotikëve

Antibiotikët ndihmojnë trupin kundër baktereve, mikrobeve dhe viruseve. Këto barna janë aq të fuqishme sa që marrja e tyre duhet të ndiqet siç përshkruhet në mënyrë që të mos ketë efekte anësore.

Por një studim në “Journal of Clinical Endocrinology and Metabolism” zbuloi se përdorimi i antibiotikëve mund të rrisë rrezikun e diabetit. Hulumtuesit thanë se antibiotikët mund të shtypin nivelin e baktereve të mira në sistemin tuaj imun në zorrë, gjë që ndikon në aftësinë e trupit tuaj për të tretur sheqerin.