Highlight Storie Inspirimi Të tjera

9 mënyra për të jetuar një jetë të thjeshtë dhe të lumtur

mënyra

Plani juaj i veprimit duhet të jetë një listë mujore e prioriteteve, gjëra që mund të bëni për të përmirësuar vetveten dhe jetën tuaj.

  1. Dëgjo.

Nëse ndiheni të shkatërruar nga karriera ose jeta juaj e tanishme, ndoshta është koha për të ndërruar orarin tuaj. Këtë javë, provoni të ndryshoni jetën tuaj.

  1. Gjeni pikat e forta

Pikat e forta janë të ndryshme nga aftësitë. Merrni një provë për gjetjen e anëve të forta në internet për të parë se ku jeni, ku duhet të përmirësoni dhe cilat mundësi janë në dispozicion për ju.

  1. Rrezikoni 

Kërkimi i lumturisë merr guxim. Jini të gatshëm të rrezikoni të gjitha për një gjë që ju bën të lumtur. Dështimi i parë është nëse ju nuk  përpiqeni.

  1. Projekto çdo gjë

Para fillimit të projektit tuaj të ardhshëm, harto një plan konkret për vizionin dhe drejtimin. Përgatituni përpara se të filloni, por mos kini frikë të bëni hapin e parë.

  1. Emëroni frikën tuaj

Ndryshimi është i frikshëm, pa marrë parasysh se sa e dëshirojmë. Kur jeni në prag të një përpjekjeje të re, identifikoni emocionet specifike që ndjeni. Kjo do t’ju ndihmojë të kuptoni dhe kontrolloni ato.

  1. Mos u dorëzoni, kanalizoni prioritetet tuaja

Kur gjërat nuk shkojnë ashtu siç i keni planifikuar ato, përshtatni perspektivën tuaj me një mirënjohje për kohë me të dashurit tuaj.

  1. Lini vetën të lirë

Ankthi mund t’ju ndihmojë por më shumë mund  t’ju dëmtojë. Prandaj punoni me vetë të jinni të qetë dhe të mos lejoni stresin dhe ankthin të përfshijë trupin  dhe mendjen tuaj.

  1. Trego ndjeshmëri për të tjerët

Nëse një anëtar i ekipit tuaj është I zënë me shumë punë dhe ju jeni më të lirë, afrojuni dhe jipni ndihmën tuaj. Kështu do ta ndjeni vetën më të vlefshëm dhe më produkti.  Një ekip i suksesshëm kërkon bashkimin  e forcave./Unik Portal/