Highlight Shëndeti

7 zakone që ju plakin shpejtë!

zakone që ju plakin

Ka gjëra që bëjmë në jetën tonë të përditshme që mund të na bëjnë të plakemi shpejtë. Derisa rritemi, ne duam të sigurohemi se po bëjmë gjëra në jetën tonë për të na mbajtur sa më të shëndetshëm që është e mundur, në vend që të dukemi më të vjetër se që jemi.

Ka zakone që bëjmë çdo ditë që mund të na plakin më shpejt.

Të jesh në gjendje t’i njohësh këto zakone  na e bën më të lehtë braktisjen e këtyre veprimeve negative, në mënyrë që t’i mbajmë trupat dhe mendjet tona të rinj dhe të sigurohemi se nuk po plakemi.

Shkenca ka provuar se shmangia e këtyre zakoneve specifike do t’ju mbajë të rinj, transmeton Unik Portal.

Çfarë mund të bëjmë për të ngadalësuar procesin e plakjes?

Plakja fizike mund të përshpejtohet nga faktorë të mjedisit. Mungesa e aktivitetit fizik, stërvitja e rregullt mund të kompensojë plakjen fizike dhe të përmirësojë cilësinë e jetës.

Kështu thotë Dr. Sandra Hunter, profesor i shkencave të stërvitjes.

Ja 7 zakonet që ju bëjnë të plakeni më shpejtë!
  1. Presioni i lartë i gjakut

Presioni i lartë i gjakut është një shenjë se ju po plakeni më shpejtë se që është e paraparë.

Sipas Hello Heart, “Rezulton se fazat e hershme të hipertensionit dhe presioni i lartë i gjakut kanë një ndikim shumë të madh në atë se sa të vjetër dukeni.

Edhe pse nuk ke simptoma të ngjashme me sulmet në zemër, po plakeni më shpejt se sa duhet, dhe ata që ju rrethojnë mund t’jua tregojnë. ”

  1. Pesha e tepërt

Shkenca ka provuar shumë kohë më parë që njerëzit që ishin mbipeshë dhe që arritën të humbnin peshë dhe ta mbanin atë, ishin në gjendje të përmirësonin jetën e tyre.

Duke mos e vënë re peshën  tuaj ju plakeni më  shpejtë.

Ruajtja e një peshë të shëndetshme mund të rrisë jetëgjatësinë tuaj, si dhe t’ju ndalojë nga plakja më shpejt.

3.Duhani

Shumica e njerëzve i dinë rreziqet shëndetësore të pirjes së duhanit, duke përfshirë kancerin e lëkurës, mushkërive dhe fytit.

Por pirja e duhanit gjithashtu mund t’ju plakë më shpejtë.

Edhe pasi të keni lënë duhanin, është e vështirë t’i ktheni efektet mbrapa dhe të riparoni dëmet që ju ka shkaktuar ndër vite duhan pirja.

  1. Nuk sfidoni vetën

Kur nuk jeton jeta juaj në maksimum, dhe jeta juaj nuk është diçka që ju bën të lumtur dhe të përmbushur.

Kjo do të thotë që ju keni më shumë gjasa të vdisni më herët dhe të plakeni më shpejtë.

  1. Mungesa e aktivitetit fizik

A e  konsideron veten një person dembel ose dikush që thjeshtë nuk dëshiron të ushtroj? Kjo mund të jetë një zakon që shkurton jetën tënde dhe je duke u plakur më shpejtë. Shkenca ka provuar tashmë përfitimet e aktivitetit fizik – madje edhe aktivitet fizik të nivelit të ulët, si duke ecur çdo ditë.

  1. Nivelet e larta kolesterolit

Sikurse presioni i gjakut, kolesteroli është diçka që shumë njerëz nuk i kushtojnë vëmendje, në veçanti gjatë rinisë.

 

  1. Nuk praktikoni meditimin

Stresuar? Ankth? I mërzitur? Ndjenja e shumë emocioneve negative?

A i lejoni vetes të mbyteni në ato ndjenja pa u përpjekur të punoni për to? A jeni tipi i personit që të lejoni veten të mbushet nga negativiteti juaj?

Ky është një zakon që ju bën të plakeni  më shpejtë.Unik Portal sygjeron që të meditoni, sepse meditimi lehtëson simptomat e stresit dhe ankthit.