Highlight Storie Inspirimi

8 thënie të mençura nga Sigmund Freud që na mësojnë shumë për veten

thënie


Ai është një nga shkencëtarët më të diskutueshëm të shekullit të 20-të. Studentët e psikologjisë në mbarë botën i referohen me dashuri atij si ‘Gjyshi Frojdi’.

Gjatë jetës së tij, disa e konsideronin atë një sharlatan, të tjerë një gjeni. Coco Chanel e quajti feministin e parë – pasi ishte veçanërisht Freud, i cili u bë një teoricient i revolucionit seksual, i cili i shtyu gratë drejt idesë së të drejtave të barabarta.

Dy zbulime në veçanti kanë siguruar ndoshta reputacionin e tij përgjithmonë: ai zbuloi misterin përse ne ëndërrojmë dhe ishte personi i parë që arriti një teori universale për funksionimin e mendjes njerëzore, nën-ndërgjegjen.

Unik Portal ju sjellë  8 thënie të mençura nga Frojdi.

Para se të diagnostikoni veten me depresion ose me vetëbesim të ulët, sigurohuni që ju të mos jeni të rrethuar nga budallenj.

Çdo gjë që bëni në shtrat është krejtësisht dhe absolutisht e pranueshme. Nëse kënaq të dy palët.

Personi i parë që hodhi një fyerje në vend të një guri ishte themeluesi i civilizimit.

Sa më i përsosur është personi nga jashtë, aq më shumë demonë ka brenda.

Kur njerëzit më kritikojnë, unë e di se si ta mbroj veten. Por unë jam i pafuqishëm në fytyrën e lavdërimit.

Ndonjëherë një puro është vetëm një puro.

Çdo person normal është, në fakt, vetëm një pjesë normal.

Ne nuk jemi kurrë kaq të pambrojtur sa kur duam dhe nuk jemi kaq të pashpresë si kur humbim objektin e dashurisë sonë.