Highlight Të tjera

8 thënie të mençura nga Eckhart Tolle për të përqafuar të tashmen

Eckhart Tolle

Eckhart Tolle është një mësues spiritual dhe autor i njohur për librat më të shitur si “Fuqia e të tashmes” dhe “Një Botë e re”.

Tolle thotë se deri në moshën 29 vjeç ai ishte më së shumti në depresion dhe nuk kishte një qëllim në jetë. Ai përjetoi një “transformim të brendshëm” që çoi në vite dhe vite të eksplorimit dhe të kuptuarit të gjendjes së mëparshme të mendjes dhe asaj që e ndihmoi ta kapërcejë.

Ja ku janë 8 thënie të mençura nga Eckhart Tolle që ndihmuan miliona njerëz rreth botës.

“Disa ndryshime duken negative në sipërfaqe, por së shpejti do të kuptoni se hapësira po krijohet në jetën tuaj për të dalë diçka e re.”

“Ju mund të humbni vetëm diçka që keni, por nuk mund të humbni diçka që jeni.”

“Shkaku kryesor i pakënaqësisë nuk është situata, por mendimet tuaja në lidhje me të.”

“Pranimi I të mirës që keni në jetën tuaj, është baza për gjithë bollëkun që do të vije.”

“Kuptoni thellë se momenti aktual është gjithçka që keni. Bëni ‘tani’ fokusin kryesor të jetës suaj.”

“Çfarëdo që luftoni, ju forcoheni, dhe ajo që ju rezistoni, vazhdon.”

“Në nxitimin e sotëm, ne të gjithë mendojmë shumë, kërkojmë shumë dhe harrojmë gëzimin e vetëm të të jetuarit.”

“Fuqia për të krijuar një të ardhme më të mirë gjendet në momentin: Ju krijoni një të ardhme të mirë duke krijuar një të tashme të mirë.”