Highlight Të tjera

8 thënie shumë inspiruese nga Lauryn Hill

Lauryn Hill

Lauryn Hill shijoi suksesin qysh nga mosha e hershme kur filloi të aktronte, mirëpo fitoi famë internacionale kur u bë anëtare e grupit “The Fugees”.

Ajo ishte vetëm 18 vjeçare kur fitoi zemrat e shumë njerëzve duke kënduar këngën “Killing me Softly”. Mirëpo shpejt u nda nga grupi, pasi sipas saj, kurrë nuk mori vlerësimin që deshi.

Ajo sidoqoftë kurrë nuk u pajtua me faktin e të qenit e famshme, dhe sa herë të dilte nga shtëpia të kishte kujdes të shtuar. Prandaj ajo herë u paraqit, e herë u largua nga skena.

ja ku janë 8 thënie nga Lauryn Hill që do t’iu befasojnë…

“Ne nuk mund të planifikojmë jetën. Thjesht duhet të jemi gati për të.”

“Gjithë njerëzimi po jeton në një botë ëndërrimtare, por duke vuajtur pasoja reale.”

“E nesërmja gjithmonë është një ditë tjetër, për ti bërë gjërat siç duhet.”

“E vetmja mënyrë për të kuptuar është të jetosh, të mësosh, dhe të zhvillohesh.”

“Mos u bëj një gur i fortë, kur në fakt je një diamant.”

“Ji i sinqertë, brutalisht i sinqertë. Kjo do ta mbajë lidhjen tuaj.”

“Urtësia është më e mirë se ari.”

“Dua të rrethohem me njerëz të dedikuar pas diçkaje, siç jam vet.”