Highlight Storie Inspirimi

8 thënie nga Rupi Kaur për dashurinë, jetën dhe çdo gjë mes këtyre dyjave

Rupi Kaur

Rupi Kaur është një poete, shkrimtare dhe ilustratore.

Para 4 viteve ajo publikoi librin e quajtur “Qumësht dhe Mjaltë” – një libër ku gërshetohen proza dhe poezia me temë dashurinë, dhunën, zemrën e thyer dhe feminizmin.
Në 2017, rreth një milion kopje të librit të saj u shitën dhe libri u rëndit ne pozite e parë në The New York Times lista e ‘best seller’. Një arritje shumë e madhe për një shkrimtare kaq të re.

Si fëmijë, Rupi Kaur shkruante poezi për shoqërinë e saj, ndërsa kur po përfundonte shkollimin e mesëm, filloi të shpërndante punën e saj në mënyrë anonime.

Në moshën 25 vjeçare ajo tregoi se ishte një sukses i vërtetë dhe një poete madhështore.

Ja ku janë 8 thënie nga ajo për dashurinë, jetën dhe çdo gjë mes këtyre dyjave.

“Dua t’iu kërkoj falje të gjitha grave që i kam quajtur të bukura para se t’i quaja inteligjente dhe të forta.”

“Vetmia është një shenjë dëshpërimi se keni nevojë për vetën tuaj.”

“Unë nuk u largova sepse ndalova së dashuruari, por u largova sepse sa më shumë që rrija me ty, aq më pak e doja vetën.”

“Nëse keni lindur me dobësinë për tu rrëzuar, ju keni lindur me fuqinë për tu ngritur.”

“Mos kërko shpëtim tek ata që të thyen.”

“Çfarë është më e fortë se zemra e njeriut e cila thyhet e thyhet dhe prapë jeton?”

“ Kjo është e vërteta për njerëzit vetjak. Ata luajnë me shpirtrat tanë, për të kënaqur të tyrin.”

“Po dërgoj dashurinë në sytë e tu. Shpresoj që gjithmonë do të shohin mirësinë tek njerëzit. Dhe gjithmonë do të praktikojnë atë.”