Highlight Success ZONE

8 thënie nga Kobe Bryant për t’iu ndihmuat të tejkaloni çdo sfidë

thënie

Shpesh i referuar si një ndër basketbollistët më të mirë në histori, Kobe Bryant luajti në NBA me Los Angeles Lakers për 20 sezone para se të dilte në pension në vitin 2016.

Për disa vite, Bryant konkuronte vazhdimisht me shokun e tij Shaquille O’Neal për titullin e lojtarit më të madh Lakers.

Kur O’Neal i talentuar u largua nga skuadra, Kobe më në fund mori shansin për të provuar se ai mund të luajë ende shkëlqyeshëm dhe çoi Lakers në dy kampionate të njëpasnjëshme.

Këtu janë 8 thënie nga Kobe Bryant për t’iu ndihmuar të tejkaloni çdo sfidë.

“Gjëja më e rëndësishme është të mundohesh të jesh inspirim për të tjerët.”

“Pasi të keni shijuar dështimin, përkushtimi ndjek suksesin.”

“Momentin që dorëzohesh, është momenti që lejon dikë tjetër të fitoj.”

“Nuk kam ndonjë lidhje me dembelët. Ne nuk flasim gjuhën e njëjtë. Unë nuk ju kuptoj. Dhe nuk dua t’iu kuptoj.”

“Nëse frikësohesh se do të dështosh, atëherë do të dështosh.”

“Dhimbja nuk ju tregon se kur duhet të ndaloni. Dhimbja është ai zëri i vogël në kokën tënde, që mundohet t’iu ndalë, sepse e di që nëse vazhdoni ju do të ndryshoni.”

“Të gjithë kemi dyshime për veten. Mos kapitulloni në të. Përqafojeni atë.”

“Unë e krijoj rrugën time. Ti ose je në të, ose je jashtë saj.”