Highlight Lifestyle Storie Inspirimi

8 shenja që tregojnë se ke gjetur mikën e jetës!

Secila prej nesh e ka një mike të ngushtë, por  miqësia e vërtetë nuk është aq e lehtë për tu krijuar. Ajo është më shumë se vetëm një mikë e mirë, ajo është shoqja e shpirtit. Duke pasur një mike të ngushtë, jeta jote bëhet më e ndritshme dhe më e pasur.

Nëse jeni në kërkim të mikës së ngushtë ose mendoni se tashmë e keni gjetur, shqyrtoni këto shenja që ka përzgjedhur Unik sot.

  1. Ju i besoni njëra-tjetrës

Asnjë marrëdhënie e shëndetshme nuk mund të zgjasë pa besim. Kjo nuk është vetëm një rregull për marrëdhëniet romantike, por edhe miqësitë. Ju dhe mikja juaj i besoni njëra-tjetrës në mënyrë absolute. Çfarëdo që ndodhë dhe flitet mbetët me jush.

  1. Ata ju përkrahin me çdo gjë

Pa marrë parasysh se çfarë ndodh në jetë, miku juaj do të jetë atje për t’ju mbështetur përmes gjithë kësaj. Ju mund të vendosni që të bini gjithçka dhe të shkoni në Meksikë, por ata do të jenë akoma aty me ju.

  1. Ajo gjithmonë ua bën gjërat më të lehta

Bota mund të jetë mjaft e errët dhe e turbullt. Megjithëse mikja e juaj është aty  për t’ju ndihmuar që edhe gjërat më të vështira të duken të lehta. Ju jeni ne gjendje të qeshni edhe në situatat me serioze dhe të ndërlikuara.

  1. Ajo respekton kufijtë tuaj

Ndonjëherë, keni nevojë për hapësirën tuaj. Ajo e  kupton këtë dhe nuk ndihet e ofenduar kur ju i tregoni se doni të rrini për pak kohë vetëm.

  1. Ju jeni të ndryshme por kjo gjë nuk e pengon shoqërinë tuaj

Në botë nuk ka dy njerëz të njëjtë. Ti dhe shoqja e juaj mund të jeni në disa aspekte të njëjta, por jeni të ndryshme dhe ju e pranoni këtë. Po ashtu ju nuk lejoni që kjo gjë të dëmtojë shoqërinë tuaj.

  1. Ju mund të mos shiheni shpejtë, por dashuria është gjithmonë aty

Ndoshta nuk e keni pare mikën tuaj për shumë kohë, por kjo nuk ka rëndësi. Ju e dini që mes jush asgjë nuk ka ndryshuar.Gjithsesi po bëni plane për të përmbushur ditët kur nuk jeni parë.

  1. Ju nuk mund ta imagjinoni jetën pa të

Ajo me të vërtetë është mikja juaj më e mirë. Ajo ka qëndruar pranë teje me vite dhe bashkë keni kaluar shumë Aventura dhe ndani shumë kujtime.  Sa herë e imagjinoni të ardhmen tuaj, ju e shihni edhe atë.

Jo çdo shoqe që do të keni në jetë edhe një shoqe e vërtetë. Kur e gjeni miqësinë e vërtetë ju lidhen pa kushte dhe ju e vlerësoni këtë rast si fat të madh që do ta keni këtë person pjesë të jetës tuaj.

Të kesh një mike të vërtetë do të thotë të ndash jetën,dashurinë, mbështetjen, gëzimin, argëtimin dhe hidhërimin me të.