Highlight Të tjera

8 gjëra që përjetojnë njerëzit që mbajnë dhimbjen  brenda vetës

Ka njerëz në botë që e lëndojnë vetën duke ruajtur brenda vetës dhimbje. Shpesh është e vështirë ta kuptojmë se sa të dëshpëruar mund të jenë njerëzit përreth neve.  Këta njerëz i fshehin emocionet e tyre të vërteta aq mirë nga të gjithë vetëm që t’i kursejnë ata nga dhimbja.

Nëse jeni dikush që vuani përbrenda, ju do të jeni në gjendje t’i lidhni vështirësitë  tuaja me ato të të tjerëve që po kalojnë nëpër të njëjtën gjë.

Unik ka përmbledhur 8 gjëra që vetëm njerëzit që fshehin dhimbjen e tyre të brendshme do ti kuptojnë.

  1. E mbani vetën vazhdimisht të zënë

Në jetën tuaj të përditshme, ju mundoheni të mbani vetën vazhdimisht aktiv. Njerëzit rreth jush ju shohin si produktiv dhe energjik, por me të vërtetë ju jeni duke u përpjekur të shpërqendroni veten. Duke qenë gjithë kohës të zënë ju mundoheni të harroni dhimbjen që keni.

  1. Ju përpiqeni ti bëni të tjerët të qeshin

Unik beson se njerëzit që kanë përbrenda trishtim  përpiqen gjithnjë  ti bëjnë njerëzit përreth vetës të lumtur,  sepse ata e dinë se si është të ndihesh në dhimbje përbrenda.

  1. Nuk përfillni veten

Ju jeni vazhdimisht të mbërthyer brenda kokës suaj. Ju gjithmonë keni një milion mendime të komplikuara, konflikte që ju bombardojnë në çdo moment. Përqendrimi në gjërat që shkojnë rreth jush mund të jetë jashtëzakonisht e vështirë për ju për shkak të kësaj. Kjo ju bën të hutuar dhe të lodhur mendërisht.

  1. Ju përpiqeni të veproni pozitivisht

Betejat tuaja të brendshme ju kanë dhënë një pamje të zymtë për jetën. Një prej frikërave më të të këqija është se njerëzit do të kuptojnë se sa pesimist jeni. Për të kompensuar, gjithmonë veproni pozitivisht.

  1. Sakrifikoni veten për të tjerët

Ju mundoheni vazhdimisht të paraqitni vetës si person i lumtur sepse kështu synoni ti bindi të tjerët që ju jeni mirë. Ju bëni shumë për të tjerët dhe nuk kërkoni asgjë në këmbim. Këtë e bëni vetëm për ti bërë të tjerët të lumtur dhe për të treguar dashurinë tuaj për ta.

  1. Të jesh i drejtë me vetën është e vështirë për ty

Personi që me të vërtetë jeni është dikush që ju e urreni. Ju jeni në gjendje të jepini gjithçka nga vetja vetëm për të mos lejuar të tjerët që të shohin të vërtetën tuaj. Ti fsheh dhimbjen tënde përmes gënjeshtrave. Kur dikush pyet se si je, nuk do të bësh më shumë se të thuash se je mirë.

  1. Bëni çdo gjë që ta shtypni dhimbjen

Pothuajse secili që e gjen veten duke vuajtur nga brenda, ka disa zëvendësues për t’i ndihmuar që ta përballojnë këtë situatë. Mund të jetë kumari, pirja, drogat, sjellja e pamatur ose në disa raste edhe dëmtimi i vetes. Sa i pafajshëm ose aq serioz sa mund të jetë për ju, ende keni nevojë për diçka që ndihmon në lehtësimin e dhimbjes që ndieni.

  1. Kur je vetëm, ti bie poshtë

Ju kaloni shumicën e kohës tuaj duke sfiduar  emocionet tuaja, duke i fshehur ato nga bota e jashtme. Por, në fund të fundit kur ju mbeteni vetëm, ju jeni tamam vetvetja. Të gjithë lojën që e luan para tjerëve tani e lë anash dhe emocionet tuaja lirohen duke ju bërë të qani për dhimbjen që keni brenda vetës.

Pavarësisht kësaj gjendje besoni se ka shpresë që ju do të gjeni lumturinë, por së pari duhet të keni besim tek njerëzit që i doni dhe tu tregoni atyre dhimbjen tuaj.