Highlight Storie Inspirimi

8 gjëra që mund të bësh për tu ndjerë më i lumtur në 30 minutat e ardhshëm

Lumturia nuk duhet të jetë një ambicie afatgjatë. Ju mund ta arrini atë pikërisht tani.

Në 30 minutat e ardhshëm provoni sa më shumë nga sugjerimet e mëposhtëm që të mundeni.

Jo vetëm që këtu sugjerime do të ngritin disponimin tuaj, por vetë fakti që ju keni bërë diçka për veten tuaj, do t’ju bëjë të ndiheni më mirë.

Lexoni 8 gjëra që mund të bëni për tu ndjerë më i lumtur.

1. Ngrit nivelin e aktivitetit tuaj për të ngritur energjinë tuaj.

Nëse jeni në telefon, ngrihuni dhe lëvizni. Përdorni shkallët në vend të ashensorit. Vendosni më shumë energji në zërin tuaj.

2.Bëni një shëtitje jashtë.

Hulumtimet sugjerojnë se drita stimulon trurin që të përmirësoj gjendjen shpirtërore.

3.Flisni me dikë;

Dërgoni një mesazh tek një mik që nuk e keni parë për një kohë ose kontaktoni dikë të ri. Kur veproni në mënyrë miqësore, jo vetëm që të tjerët do të ndjehen më miqësor ndaj jush, por gjithashtu do të forconi ndjenjat tuaja të miqësisë për njerëzit e tjerë.

4. Largojeni nga vetja atë detyrë të mërzitshme

Merruni me atë problem sigurimi, blej diçka që ju nevojitet, ose bëni atë takim të shtyrë gjatë me dentistin. Përfundimi i një pune të mërzitshme në listën tuaj të detyrave do t’ju japë një ndjenjë kënaqësie.

5.Krijo një mjedis më serioz

Ambienti përreth jush ka shumë rëndësi për gjendjen tuaj emocionale. Prandaj krijoni një mjedis të pastër dhe më serioz. Largoni faturat e grumbulluara, rregulloni kuzhinën etj.

6.Bëni një vepër të mirë

Çdo vepër e mirë që bëni do t’ju jap një ndjenjë kënaqësie, sado e vogël që të jetë ajo.

7.Vepro si i/e lumtur

Shtiru derisa të ndodhë… Hulumtimet tregojnë se edhe një buzëqeshje e nxitur artificialisht ngritë disponimin tuaj.

8.Mësoni diçka të re

Mendoni për një temë që ju dëshironi të dini më shumë, dhe kaloni rreth 15 minuta duke lexuar rreth saj në internet, ndonjë libër etj.