Për disa gra, lumturia e vërtetë është e paarritshme. Të tjerat, kanë gjetur mënyrën se si të bëhen të lumtura dhe ta mbajnë lumturinë.
Edhe pse mund të duket e vështirë, por në fakt nuk ka ndonjë sekret të lumturisë në jetë.
Ju do të jeni e surprizuar kur ta kuptoni se nuk është e paarritshme ashtu siç duket.
Ka disa zakone të thjeshta që ju mund të shtoni në përditshmërinë tuaj për ta gjetur lumturinë.

- Ato e jetojnë momentin
Yoko Ono njëherë kishte thënë “Çdo moment në jetën tuaj është një mrekulli dhe ne duhet ta shijojnë atë në vend që ta injorojmë”. Gratë e lumtura nuk e injorojnë të tashmen duke u fokusuar në të kaluarën.Ato e shijojnë secilin moment që e përjetojnë gjatë ditës. - Ato thonë “jo” kur e mendojnë atë
Kufijtë janë të shumë të rëndësishëm për gratë që mendojnë të jenë të lumtura. Pavarësisht kësaj, shumë njerëz pajtohen me gjëra që ato vërtetë nuk i duan. Këto gra e dinë se si duhet t’ju thonë njerëzve “jo” dhe asnjëherë nuk janë të frikësuara nga kjo përgjigje.

- Ato shmangin dramat
Për çfarë do arsye, ka njerëz që bëjnë panik e dramë. Për dallim, gratë e lumtura bëjnë çdo gjë për ti shmangur këto raste. Krejt çfarë drama dhe paniku mund të bëj është të shtojë zemërimin dhe ndjenjat negative. - Ato falin
Duke mbajtur mëri ju jeni fiks sikur një bombë e kurdisur që pritni momentin për të shpërthyer. Gratë që kanë gjetur lumturinë e vërtetë kanë mësuar se si ti lënë disa gjëra pas shpinës dhe të orientohen nga mirëqenia e tyre shpirtërore. Prandaj ato falin. - Ato dhurojnë
Gjëja më e mrekullueshme në jetë nuk është të marrësh, por të japësh. Kur ju dhuroni ju bëheni pjesë e gëzimit të tjerëve, dhe po ashtu ndiheni mirë për faktin se e keni bërë dikë tjetër të lumtur. Në vend që të presin gjëra, gratë e lumtura gjithmonë gjejnë mënyra për të treguar dashurinë e tyre dhe kujdesin për të tjerët.

- Ato gjejnë kohë për kujdes ndaj vetës
Ju nuk mund të jeni totalisht e lumtur nëse nuk visheni mirë dhe ky është një fakt jetësor. Duke gjetur kohë për tu marrë me veten ju i tregoni vetës respektin që keni për vete dhe po kështu ju shohin dhe të tjerët. Ky është një shans i mirë për të liruar stresin, sepse kur ndiheni bukur me mënyrën se si dukeni, ndiheni mire edhe nga brenda. - Ato kërkojnë ndihmë kur kanë nevojë
Asnjë njëri nuk është i mbifuqishëm dhe as gratë nuk bëjnë përjashtim. Çdo kush ka nevojë ndonjëherë për ndihme. Gratë e lumtura nuk kursehen të kërkojnë ndihmë, kur ndjejnë se vërtetë kanë nevojë për ndihmë.

- Ato gjithmonë ia kujtojnë vetës të jenë mirënjohëse
Nëse ju gjithmonë prisni që t’ju ndodhë diçka e mirë, për të qenë falënderuese për gjërat e mira që keni në jetë, ju do të jeni gjithmonë të palumtura. Gratë që kanë arritur lumturinë e vërtetë në jetë nuk e bëjnë këtë. Ato gjithmonë janë falënderuese për gjërat që kanë në jetë dhe të mirat iu shtohen çdo ditë.