Highlight Të tjera

7 thënie nga Zonja më e fuqishme në histori, Margaret Thatcher

Margaret Thatcher

Margaret Thatcher ishte një nga gratë më të fuqishme në historinë njerëzore, e cila shërbeu si Kryeministre e Mbretërisë së Bashkuar për 11 vjet. Ajo është gruaja e parë dhe e vetme që e ka mbajtuar këtë pozitë.
Unik Portal mblodhi citimet më të mira nga “Zonja e Hekurt” që ndihmuan në krijimin e trashëgimisë së saj.

“Një grua me një dëshirë të fortë quhet “e keqe”, ndërsa një burrë me dëshirë të fortë quhet “I fortë”.”

“Dështim? Nuk e kuptoj këtë fjalë.”

“ Fuqia është sikur të jesh një Zonjë. Nëse duhet tu tregosh njerëzve që je, atëherë nuk je.”

“Gratë janë shumë më të mira për të thënë “JO” se burrat.”

“90% e shqetësimeve tona kurrë nuk ndodhin.”

“Është mirë të njohësh armikun, sepse ndonjëherrë mund të kesh mundësinë për ta pasur mik.”

“Një grua që kupton problemet që hasë njeriu për të drejtuar shtëpinë, mund të kuptojë problemet që hasim për të drejtuar shtetin.”