Highlight Të tjera

7 thënie nga Idris Elba që tregojnë se sfida e vetme jeni ju

I lindur më 8 Shtator 1972, Elba është një aktor britanez, producent, muzikant dhe DJ.

Edhe pse gjërat kurrë nuk ishin të lehta për të, ai qysh në fillim të karrierës pranoi role të ndryshme në skenën britanike, duke u përkushtuar në të njëjtën kohë për punën që bënte në fabrikën e makinave bashkë me të atin.

Elba ndërtoi rrugën e tij drejt suksesit. E këto janë disa thënie që ju inspirojnë të ndiqni të njëjtën rrugë!

“Mos kini frikë nga asgjë. Bëni atë që dëshironi të bëni, por jini të edukuar dhe inteligjent dhe të sigurt për të.”

 

“Babai im gjithmonë më tregoi se një budalla në 40 vjeç është budalla për gjithë jetën.”

 

“Mos i jepni vetes kufij!”

 

“Unë nuk kam frikë të dështoj. Unë nuk kam frikë të bie dhe të bëj një gabim. Kjo shpesh i dëmton njerëzit në fillim të rrugës drejt suksesit.”

 

“Puno më shumë, flej më pak.”

“Gjëja më interesante për njerëzit është se gjithmonë mund të të surprizojnë.”

“Kënaqem duke folur për asgjë. Është gjëja e vetme për të cilën di gjithçka.”