Highlight Të tjera

7 përfitimet shëndetësore të Yoga-s

Besoni apo jo, Yoga mund t’ju ndihmojë të jetoni një jetë më të shëndetshme. Hulumtime të shumta mjekësore kanë filluar të provojnë përfitimet më konstruktive të Yogës, të cilat praktikuesit me përvojë kanë parashikuar gjatë. Këtu janë disa nga përfitimet kryesore në shëndet, të cilat do ti përjetoni gjatë kohës sa praktikoni Yoga.

1. Artriti
Lëvizjet e ngadalshme dhe të kontrolluara dhe pozicionet e Yogës janë treguar të efektshme në uljen e dhimbjeve kronike dhe ënjtjeve të artritit reumatik. Dhe kjo është një nga përfitimet shëndetësore të të praktikuarit Yoga.

2. Astma
Studimi i kryer nga Kolegji Amerikan i Mjekësisë Sportive ka gjetur 43% përmirësim të simptomave tek pacientët pas 10 javësh pratikim të Yoga-s. Theksi i Yogës në frymëmarrje dhe qëndrim të thellë dhe të zgjatur përmirëson kapacitetin e mushkërive, efikasitetin e oksigjenit dhe fluksin e përgjithshëm të ajrit që mund të zvogëlojë ashpërsinë dhe frekuencën e sulmeve astmatike.

3. Tensioni i gjakut
Shkolla e Mjekësisë e Yale University kishte gjetur ulje të niveleve të presionit të gjakut diastolik dhe sistolik në pacientët me hipertension që praktikonin terapitë e meditimit dhe yoga-s. Rezultatet u krahasuan me terapinë e drogës. Rritja e qarkullimit të gjakut dhe oksigjenimi janë rezultatet më të rëndësishme të një praktike të vazhdueshme të Yoga-s.

4. Dhimbje shpine
Një hulumtim në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit të Virxhinias së West Virginia zbuloi se pas 3 muajsh praktikim të Yoga-s, 88% e njerëzve ndaluan ose reduktuan marrjen e ilaçeve të dhimbjes dhe 70% e tyre raportuan më pak dhimbje të mesit.
5. Ushqyerja
Është raportuar një lidhje unike në mes të praktikimit të Yoga-s dhe të ushqyerit shëndetshëm. Besohet se Yoga përmirëson vetëdijen e atyre që e praktikojnë për të ngrënë ushqim të shëndetshëm.

6. Ankthi dhe depresioni
Studiuesit në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit të Bostonit zbuluan se depresioni dhe ankthi reduktohen dukshëm vetëm pas 60 minutave praktikim të Yoga-s. GABA është neurotransmituesi kryesor ‘frenues’ i trurit dhe lirimi i tij nga një qelizë nervore mund të shtypë aktivitetin në qelizat e lidhura.Nivelet e ulëta të GABA kanë qenë të lidhura me ankthin, depresionin dhe sëmundjen e Alzheimerit.

7. Pagjumësia
Yoga si dhe stërvitja e rregullt fizike mund të përmirësojnë gjumin. Qetësia që i ofrojnë mendjes dhe trupit bën që ju të flin gjumë më mirë. Një studim i vogël në Brigham dhe në Spitalin e Grave të Harvard Medical School ka gjetur përmirësime statistikisht të rëndësishme në të gjitha aspektet e qëndrimit, rënies dhe zgjimit nga gjumi.