Highlight Të tjera

7 gjëra të ndaluara për gratë në Arabinë Saudite

gratë

Nga zgjedhja e burrit e deri tek një udhëtim në transportin publik – në këtë vend, pothuajse gjithçka është e ndaluar për gratë.

Sipas raportit të Diferencës Gjinore nga Forumi Ekonomik Botëror, Arabia Saudite është në vendin e 129-të nga 134.

Si funksionojnë gratë me të vërtetë në një vend ku të drejtat e grave janë jashtëzakonisht të kufizuara?

Cila nga stereotipet që njohim janë të vërteta dhe cilat janë mitet?

Portali “Unik” ju njeh me gjërat e ndaluara për gratë  në Arabinë Saudite.

Lexoni artikullin deri në fund për të gjetur se si ndëshkohen gratë që nuk i binden rregullave strikte.

1. Gratë nuk mund të shkojnë askund pa një “Mahram”

Gratë në Arabinë Saudite nuk kanë të drejtë të shkojnë kudo pa bashkëshortin e tyre ose një mashkull. Ky person mashkull që shoqëron një grua quhet Mahram. Pa miratimin e tij, një grua nuk mund të largohet nga vendi, të marrë një gjej pune, të martohet, të hyjë në një universitet apo diçka tjetër.

2. Gratë nuk kanë të drejtë të kenë leje për të drejtuar automjetin

Ky informacion shpejtë do të jetë një mit. Mirëpo gratë deri në vitet e fundit nuk kanë pasur të drejtë të drejtojnë automjetin.

3. Transporti publik është i ndaluar;

Edhe transporti publik është i ndaluar për gratë në Arabinë Saudite. Ato mund të ecin, të marrin një taxi apo të dalin me shofer personal.

4. Ato duhet të veshin Hijab;

Gratë në Arabinë Saudite duhet të mbulojnë të gjithë trupin.

5. Edukimi në Universitete nuk është i ndaluar, mirëpo nuk është i rekomanduar;

Gratë mund të studiojnë në Universitet, mirëpo ka shumë limite. Sidoqoftë numri i grave që studiojnë në Arabinë Saudite është më i lartë se i burrave.

6. Ato nuk punojnë aq;

Numri i grave që punojnë në Arabinë Saudite është vetëm 17%

7. Gratë kurrë nuk hapin derën në shtëpi;

Ato nuk mund të mirëpresin mysafirët në shtëpinë e tyre. Shumica e shtëpive kanë dy hyrje, një për gratë dhe një për burra.