Highlight Storie Inspirimi Success ZONE

6 thënie nga Aretha Franklin për të kthyer vetëbesimin

Aretha Franklin


Aretha Franklin, fituese e çmimeve të shumta Grammy dhe “Mbretëresha e muzikës Soul” tha një lutje që e dërgoi drejtë e në zemrat tona.

Një pianiste e shkëlyqer me zë të mrekullueshëm filloi karrierën qysh në moshë të hershme. Në moshën 14 vjecarë ajo u bë nënë për herë të parë dhe në moshën 16 vjecare u bë nënë për herë të dytë.
Pavarësisht vështirësive që ajo kisht, prapë gjeti rrugën për të arritur triumfin në botën muzikore. Në vitin 1987 Aretha ishte artistja e parë grua që u paraqit në “Rock and Roll Hall of Fame” si një ndër talentet më të mëdha të kulturës amerikane.  Më poshtë mund të gjeni disa nga thëniet më të fuqishme të Aretha Franklin:

1. “Çdo ditëlindje është një dhuratë, çdo ditë është një dhuratë.”

2. “Të gjithë duam dhe dëshirojmë respekt, grua apo burrë, të bardhë apo të zi. Është e drejta jonë njerëzore.”

3. “Ndonjëherë ajo që po kërkoni, tashmë e keni.”

4. “Njerëzit nuk ju kanë borxh asgjë, kështuqë gëzohuni nëse ata ju jepin diçka nga vetja e tyre.”

5. “Nuk mund ta definoni një person në bazë të një gjëje. Nuk mund të harroni të gjitha gjërat e mrekullueshme që ai person ka bërë!”

6. “Dashuria e jetës sime? Jam ende shumë e re për tu përgjigjur në këtë pyetje.”