Highlight Storie Inspirimi

6 Shenja që tregojnë se ti je një person i fortë, por me një shpirt të ndjeshëm

person i fortë

Bota është plot me situata të vështira. Ata që paraqiten si njerëz të fortë emocionalisht prej të tjerëve mund të llogaritën si të pashpirt. Pak ose fare pranohet mundësia që dikush të jetë edhe person i fortë dhe shpirt ndjeshëm.

Por ka njerëz që mund ti kenë të dyja këto veti. Unik sjell disa fakte për këtë.
  1. Ju nuk mund ti lejoni tjerët të shfaqin sjellje të këqija

Ju e dalloni shpejtë kur po bëhen ndonjë padrejtësi ndaj dikujt dhe nuk qëndroni të heshtur. Ju jeni person i drejtë, i ashpër me ata që nuk e meritojnë sjelljen e mirë dhe shpirt ndjeshëm me ata që reflektojnë butësi.

  1. Ju jeni një dëgjues i mirë

Nëse dikush i afërt me ju është i mërzitur, i zemëruar, ose thjesht ka nevojë të shprehë atë që ndjenë, ju gjithmonë do të jeni aty për të. Njerëzit gjithmonë mund të mbështeten tek ju  sepse ju e keni dëshmuar se mund ti dëgjoni me ëndë. Ju kujdeseni për persona të tillë dhe shprehni se bashku shqetësimet e caktuara.

  1. Ju nuk lejon që të tjerët t’ju bëjnë keq

Askush nuk guxon që të grindet me ju. Ata e dinë fuqinë që posedoni në karakterin tuaj dhe e dinë që ju jeni në gjendje ta mbroni vetën me çdo kusht.

  1. I kushtoni kohë vetës tuaj

Ju gjithmonë jeni te gatshëm për të ndihmuar të tjerët dhe shpesh e hetoni se keni nevojë ti kushtoni kohë vetës. Këtë kohë ju e shfrytëzoni për të rikthyer vëmendjen tek vetja dhe qëllimet tuaja në jetë.

  1. Ju nuk keni nevojë për vëmendje

Ani pse ju jeni person që tërhiqni vëmendje, juve kjo gjë nuk ju bën përshtypje dhe në shumë raste nuk merreni me këtë gjë fare.  Ju asnjëherë nuk keni kërkuar të keni vëmendjen e të tjerëve, por fakti që ju rezononi karakter të fortë dhe ndjeshmëri të madhe shpirtërore ju bën njëri shumë atraktiv.

  1. Ju nuk keni frikë të flisni për ndjenjat tuaja

Kur diçka ju shqetëson, ju e dini që duhet të flisni për këtë me njerëzit më të afërt që keni. Ju nuk shqetësoheni të ndani me të tjerët ndjenjat tuaja dhe nuk keni turp për të treguar se çfarë ndjeni. Dhe pa dyshim, nuk është ligësi të ndjeni edhe ju ndonjëherë nevojën të qani dhe të rrëfeheni para dikujt.

Nëse  e gjetët vetën në një nga këto 6 shenja, atëherë ka mundësi që ju jeni një person i fortë, por edhe i ndjeshëm. Bota ka nevojë për njerëz si ju. Ju reagoni gjithmonë kur mendoni se keni të drejtë. Ju jeni të fortë, por edhe të  kujdesshëm, dhe ju mund të merrni atë që dëshironi pa shkelur mbi askënd.  Jini krenar për atë që jeni dhe vazhdoni të jepni  çdo ditë më të mirën nga vetja.