Sigurisht që edhe njerëzit më të sukseshëm në botë kanë pasur rënie dhe ngritje n jetën e tyre si dhe kanë mësuar nga gabimet që kanë bërë. Dhe, kjo është ndër elementet më të rëndësishme, sepse askush nuk është bërë i suksesshëm brenda natës.
Unik Portal ju sjellë pesë zakone që do t’ju habisin dhe që njerëzit e sukseshëm i praktikojnë gjithmonë.
- Hani mëngjes
Shumë studime që kanë gjetur se të mëngjësi rritë kapacitetet e të mësuarit, duke filluar që nga fëmijëria. Tu zgjuarit disa minuta më herët se zakonisht dhe konsumimi i një mëngjesi të lehtë ju siguron energji për gjithë pjesën tjetër të ditës.
- Merrni mësim nga secili
Shpesh e dëgjojmë shprehjen, “askush nuk i di të gjitha “. Nëse ju i afroheni jetës si një student i gatshëm për të mësuar, ju gjithmonë do të jeni në gjendje të fitoni aftësi dhe njohuri të dobishme.
- Krijo marrëdhënie të qëndrueshme të biznesit
Rrjetëzimi është gjëja më e diskutuar në shekullin 21, por tani gjithçka është bërë më e lehtë dhe gjithçka kryhet përmes një ekrani kompjuterik dhe telefonave të mençur. Shkëmbimi i njohurive tashmë ka pushtuar jo vetëm fushën e biznesit. Sa më i madh të jetë rrjeti juaj, aq më i suksesshëm mund të jesh në gjetjen e përgjigjeve, duke krijuar partneritete biznesi apo edhe duke ndryshuar vendet e punës dhe duke lëvizur në botë.
- Të jesh udhëheqës, jo bosi
Ju ndoshta keni pasur një punë në të kaluarën tuaj, ku shefi thjesht ka lëshuar “detyra me email” dhe ju është dashur ti përfundoni. Më e keqja është kur ju nuk keni marrë sqarime se si të kryeni këto punë. Në librin e tij, “21 Ligjet e Pakundërshtueshme të Lidershipit”, John C. Maxwell thotë se një udhëheqës me të vërtetë i suksesshëm është pjesë aktive në projektet e tij dhe në të vërtetë përpiqet të shtojë vlerën duke u shërbyer pasuesve të tij. Udhëheqësit efektiv shkojnë përtej vetëm dhënies së porosive, ata gjithashtu tregojnë se në të vërtetë kujdesen për njerëzit me të cilët punojnë.
- Mendoni në mënyrë kritike
Jo çdo zgjidhje për çdo problem është i thjeshtë. Për të qenë i suksesshëm, duhet të jeni në gjendje të vlerësoni çdo situatë dhe të përcaktoni rrjedhën më të mirë të veprimit, pavarësisht sa komplekse është. Në librin e tij të shkëlqyer, “Fuqia e zakonit: Pse bëjmë atë që bëjmë në jetë dhe në biznes”, Charles Duhigg bën të qartë se ne duhet të identifikojmë zakonet e mira dhe të vrapojmë pas tyre.
Në anën tjetër, duhet të përpiqemi të eliminojmë zakonet tona të këqija. Ju gjithmonë duhet të mbani mend se kultivimi i zakoneve të mira dhe eliminimi i të këqijave nuk është një propozim i “rrokullisjes së dritës”. Që të dy marrin kohë. Nëse jeni të durueshëm, gjithsesi do të keni sukses./Unik Portal/