Highlight Shëndeti

5 ushqimet më të mira për trurin

ushqimet

Truri duke qenë një ndër organet më të rëndësishme në organizmin tonë, duhet të ketë kujdes të veçantë. Ushqimet të cilat mbajnë trurin më të freskët janë:

1. Peshku;

Peshku sic është salmoni, sardina etj., dhe kanë nivel të lartë të Omega 3 janë shumë të rëndëëishëm për shëndetin e trurit. Nutricionistët rekomandojnë dy porcione të peshkut në javë si pjesë e një diete të balancuar.

2. Boronicat;

Boronicat janë të pasura me antioksidantë dhe vitaminë C. Studimet tregojnë që boronicat janë të mira për parandalimin e dëmtimit të memories afat-shkurtër.

3. Farat e kungullit;

Farat e kungullit janë paoshtu të pasura me Omega 3 dhe zink. Ato ndihmojnë që truri të funksionojë si duhet.

4. Avokado;

Avokado shpesh nuk përfshihet në dieta të shëndetshme për shkak të yndyrës së lartë natural që përmbanë, mirëpo avokado është shumë i rëndësishëm për shëndetin e trurit.

5. Çokollatat;

Mund të mos e besoni mirëpo çokollatat janë shumë të nevojshme për të pasur funksionim të duhur të trurit. Sidoqoftë preferohet çokollata e zezë dhe jo ajo me qumësht.