Highlight Receta Shëndeti

5 ushqime që duhet ti hani pasi jeni trajtuar nga kanceri

kanceri

Përballja me sëmundjen e kancerit me të vërtetë që është një sfidë shumë e vështirë e jetës.

Janë disa ushqime të preferuara për njerëzit që vuajnë nga kjo sëmundje  dhe ata që e kanë përfunduar kimioterapinë…

1. Karrotat;

Karrotat njihen si fuqizues të kimioterapisë. Sipas studiuesve karrotat dhe majdanozi, të dyja konsiderohen si SUPER-ushqime që ndihmojnë në shërimin e kancerit dhe nuk ulin efektet e kimioterapisë, përkundrazi e stimulojnë më shumë. Karrotat janë të njohura edhe për benefite tjera si mbrojtja e syve dhe lëkurës, prandaj konsiderojeni të hani më shumë.

2. Oriz dhe banane;

   

Orizi dhe bananet janë të njohura për shumë benefite sidoqoftë nëse keni problem me diarre gjatë kimioterapisë këto dy ushqime mund t’iu ndihmojnë shumë ta qetësoni gjendjen e stomakut. Keni kujdes nga ushqimet me shumë yndyrë sepse mund të shkaktojnë diarre edhe më shumë.

3. Lëng portokalli;

Nëse ndiheni të dehidruar gjatë kimioterapisë atëherë asgjë nuk mund t’ju ndihmojë më shumë se sa lëngu i portokallit ose ai i limonit, për shkak se thartësira e tyre bën që gjëndrat e juaja të prodhojnë më shumë pështymë duke e mbajtur kështu gojën tuaj më të freskët. Sidoqoftë nëse keni një fyt të tharë gjatë kemoterapisë nuk duhet ti përdorni ato.

4. Hudhrat dhe qepët;

Hani hudhra dhe qepë sa më shumë që të mundeni sepse ato janë të njohura për vetitë e tyre antioksiduese që stimulojnë trupin gjatë kimioterapisë. Hani ato të gatuara, apo të pa gatuara efekti është i njëjtë. Nëse nuk ju pëlqen aroma e tyre atëherë hani pak majdanoz. Studiuesit kanë zbuluar qepët në fakt mund të ndikojnë në ndalimin e përhapjes së qelizave kancerogjene.

5. Ushqimet e pasura me selenium;

Ushqimet e pasura me selenium janë të njohura si ndihmesë gjatë trajtimit tuaj. Provoni arrat braziliane, tërshërën dhe ushqimet e detit. Mirëpo mos hani peshk të pa gatuar pasi që mund të shkaktojë problem dhe të ndikojë në trajtimin me kimioterapi.

Këto janë  disa ushqime që duhen konsumuar, mirëpo janë edhe disa ushqime që duhen shmangur: kripa, yndyrat, alkooli, ushqimet e shpejta, trangujt turshi, xhem, mish të procesuar etj.