Highlight Shëndeti

5 shenja të mosbalancimit të hormoneve që nuk duhet ti injoroni

mosbalancimi i hormoneve

Çekuilibri i hormoneve përfshin ndryshime në estrogjen, progesteron dhe nivele të tjera të hormoneve. Në këtë  shkrim ne do të shqyrtojmë shkaqet dhe simptomat e disbalancit hormonal tek meshkujt dhe femrat.

A keni vënë re ndonjëherë se diçka nuk është në rregull me ju? Duket sikur gjërat nuk po shkojnë mirë në shëndetin tuaj të përgjithshëm, por ju nuk keni ide nga se vuani. A keni ndryshuar shumë në sjellje dhe ndonjëherë nuk po e kuptoni vetën.

Edhe pse kjo mund të jetë për shkak të një numri faktorësh, një çekuilibër hormonal është për tu marrë  parasysh. Krijuar nga gjëndrat endokrine, këta agjentë kimikë rregullojnë më shumë se disa funksione trupore që përfshijnë disponimin dhe oreksin. Ata gjithashtu luajnë një rol të rëndësishëm në sistemin riprodhues.

Kur hormonet janë ose shumë të larta ose shumë të ulëta, kjo sjell ndryshime të sjelljes që mund të shkojnë deri në sjellje të pakontrolluara.

Hidhni një sy në disa nga shenjat e një çekuilibri hormonal.

-Ndryshimet në lëkurën tuaj

-Humbja e tepërt e flokëve

-Një dëshirë për të qëndruar në shtrat

-Shtim në peshë

-Ndryshime të gjinjve