Highlight Shëndeti

5 lloje të dhimbjeve në trupin tuaj që s’duhet injoruar!

dhimbje

“Ai që ka shëndet, ka shpresë; dhe ai që ka shpresë, ka gjithçka.”Thomas Carlyle

Kur ndjejmë dhimbje në trupin tonë, kjo sigurisht jep alarm se diçka nuk është në rregull me ne.

Dhimbja, zakonisht mund të shpjegohet.

Ndoshta ju jeni të dehidratuar dhe keni  dhimbje koke, kështu thjeshtë  pini  ujë derisa të ndiheni më mirë.

Ose, muskujt tuaj janë të lënduar sepse keni ushtuar shumë në palestër. Këto janë dhimbje që kanë shpjegime të lehta dhe mund të shërohen në shtëpi.

Megjithatë, ka disa lloje të dhimbjeve  që ndodhin në pjesë të trupit tuaj që ju nuk duhet ti injoroni. Unik Portal ju sjell sot 5 lloje të dhimbjeve në trupin tuaj që nuk duhet injoruar.
  1. Dhimbje barku

Dhimbja që fokusohet në abdomen nuk është diçka që duhet injoruar. Ka shumë shpjegime të ndryshme për dhimbjen e barkut dhe mund të jetë diçka mjaft serioze.

Për shembull, dhimbja në bark mund të shkaktohet nga gurët e tëmthit, pankreasi, probleme në shtatzëni, zorrët,  ose shtatzënia ektopike.

Pra,  nëse ndonjëherë ndjeni dhimbje në barkun tuaj që është i rëndë, i parregullt dhe nuk ka ndonjë shkak të menjëhershëm, ju duhet të këshilloni  menjëherë mjekun. Sa më shpejt që konsultoni një mjek më lehtë e keni të trajtoni sëmundjen nga e cila po vuani.

  1. Dhimbje koke

Gjithkush ka ndonjëherë dhimbje koke. Zakonisht, të gjithë ne në situata të tilla marrim hapa kundër dhimbjes, megjithatë, dhimbja e kokës mund të shkaktohet nga diçka shumë më serioze. Prandaj nëse ju vazhdimisht po përjetoni dhimbje të mëdha koke, është mirë të konsultoni mjekun.

  1. Dhimbje në nyje

Dhimbja që ndjeni  në nyjet dhe muskujt tuaj mund jetë nga ushtrimet në palestër, por nëse kjo dhimbje është afatgjate atëherë mund të bëhet fjalë për diçka serioze siç është mpiksja e gjakut.  Ky lloj i dhimbjes do të jetë shumë më i ndryshëm nga një ngërç i rregullt i këmbës dhe do të mund ta ndjesh thellë në këmbë.

  1. Dhimbje shpine

Dhimbjet në pjesën e sipërme të shpinës mund të shkaktohen nga faktorë të ndryshëm,siç është mbingarkesa, pra bartja e ndonjë objekti dhe rëndimi i shpinës tuaj.

Por, dhimbja në shpinë mund të shkaktohet edhe nga probleme të tjera si sëmundja e fshikëzës së tëmthit, kanceri ose infeksionet. Nëse jeni duke përjetuar dhimbje të forta në pjesën e sipërme të shpinës, sigurohuni që menjëherë të shkoni në një mjek dhe sigurohuni që të mos jetë diçka serioze.

  1. Dhimbje dhëmbi

Shumica e njerëzve kanë përjetuar dhimbje dentare në një ndonjë formë. Mund të jetë nga prishja e dhëmbeve, por edhe mund të shkakohet nga diçka më serioze,siç janë entjet e nofullës dhe fytit, ju duhet të kosnultoni mjekun tuaj.