Highlight Të tjera

5 këshilla për të bërë foto perfekte

këshilla

A është fotografia pasioni i juaj?  A doni ta zotëroni atë? A jeni të sigurt që ju mund të përmirësoheni? Unik Portal konsideron se fotografia nuk është një talent që dikush lindë me të. Por, është diçka me të cilën dashurohesh dhe mund ta mësosh nëpërmjet këshillave dhe truqeve që përdorin fotografët profesionistë.

Shikoni 5 këshilla dhe truqe që t’iu ndihmojnë të bëni foto perfekte.
1. Bëni fotografi çdo ditë;

Bëni fotografi ngado që shkoni, çdo gjë që pëlqeni, pavarësisht se çka është jo. Praktika është mënyra e vetme për të arritur qëllimin tuaj. Duke bërë shumë fotografi në ditë ju do të mësoheni të vëreni edhe detajet më të vogla për të bërë një fotografi që ju lë pa frymë.

2. Afrohuni sa më afër objektit;

Nëse fotot e juaja nuk duken aq mirë provoni ti afroheni sa më shumë objektit që po tentoni ta fotografoni. Duke qenë më afër do të mbushni hapësirën e çuar dëm dhe fotoja juaj do të duket më bukur.

3. Përdorni blicin edhe gjatë ditës;

Përse të mos e përdorim blicin deri në fund? Nëse mendoni se ai përdoret vetëm për të bërë fotografi gjatë natës atëherë gaboheni.

4. Dijeni se çfarë të bleni;

Nëse dëshironi të bëheni një fotograf profesionist atëherë nuk duhet të shpenzoni aq shumë në pajisjet për kamerën tuaj. Për çfarë ju duhen gjithë ato mjete të shtrenjta nëse nuk do ti përdorni? Ndoshta do ju duhen më vonë por për momentin keni nevojë të mësoni më shumë rreth fotografisë prandaj bëjeni një kombinim mes teorisë dhe praktikës. Provoni të blini libra me këshilla fotografie nga profesionistë.

5. Kushtoni vëmendje prapaskenës;

Ka shumë gjëra që e bëjnë një fotografi të mirë ose të keqe. Një prej tyre është prapaskena. Nëse po tentoni të fotografoni dikë me pamje tërheqëse afër mbeturinave, atëherë imagjinoni se si do të dukej…