Modë & Bukuri

5 këshilla natyrale për bukurinë tuaj

këshilla

Jeni dhënë pas produkteve të shtrenjëta për kujdesin e bukurisë tuaj?

Është koha të ndryshoni këtë praktikë dhe ti përkushtoheni bukurisë tuaj me gjërat që i keni në shtëpi. Dhe, gjëja më e mirë e gjithë kësaj është së ju do ta zbuloni fuqinë e natyrës në ripërtrijen e bukurisë tuaj.

Nëse keni rrathë të zinjë nën sy dhe sytë tuaj duken të lodhur, apo edhe problem më puçrrat zgjidhja e juaj duhet të jetë nje qese e çajit.

Filteri i çajit të gjelbër, çaj të zi ose kamomil është zgjidhja më e mirë për sytë e juaj të lodhur. Vetëm lërini qesën e çajit për dy-tre minuta në ujë të nxehtë dhe lërëni të ftohet. Vendosni në kapaket e syve tuaj nja një qesë të ftohur me çqaj dhe mbani sytë mbyllur  rreth 15 minuta. Mënjeherë do të vëreni që syve tuaj do tju rikthehet shkëlqimi dhe freskia.

 

Për buzë më të shkëlqyeshme përdorni mjedrra ose vaj kokosi

Merrni një tigan të vogël dhe shtoni një lugë gjelle vaj kokosi dhe  prisni derisa të shkrihet në temperaturë shumë të lehtë. Pastaj shtoni 4 mjedra të freskëta ose të ngrira. Përzieni mirë derisa  dhe lërëni të ftohet. Vendoseni në një enë  qelqi të vogël dhe mbajeni në frigorifer. Nga kjo përbërje lyeni buzët e juaja çdo ditë. Vetëm pas disa ditë përdorimi ju do të shihni buzët e juaja më të gjallëruara.

 

Yoga e rikthen gjallërinë e fytyrës tuaj

Qëndrimi për disa çaste në këtë pozicion para se të shkoni në një takim të rëndësishëm,mbledhje, apo për të bërë prezantimin tuaj të radhës, ndihmon qarkullimin e gjakut dhe fytyrës i jep një pamje të çlodhur dhe më të freskët.

Për lëkurë të butë përdorni  shega, mjedra dhe  vaj bajamesh

Hidratimi i lëkurës tuaj dhe shkëlqimi i saj mund të arrihet fare lehtë edhe përmes disa përzierjeve natyrale, siç janë shega, mjedra dhe vaji i bajameve. Pasi keni larë fytyrën tuaj nga grimi aplikoni vaj bajame të përzier me shega ose mjedra. Pasi ta keni aplikuar në fytyrë masazhoni disa çaste dhe lëreni të qëndroj ashtu për disa minuta të tjerë.

 

Reduktoni e lëkurës duke ndryshuar jastëkun tuaj

Zgjidhni një jastëk që është i butë dhe një mbulesë po ashtu që ka shumë butësi në vend të materialeve të egra dhe pa elasticitet. Nëse  vazhdimisht flini vetëm në njërën anë, ndryshojeni këtë shprehi dhe fleni barabarë, pra një natë në njërën anë, ndërsa natën tjetër në anën tjetër. Kështu, fytyra e juaj do të ketë presionin e shtypjes në jastëk të njëjtë në të dy anët dhe do të rrudhët njëjtë në çdo pjesë.