Highlight Meditimi

5 hapat për një meditues të ri

meditues
Nëse keni dëgjuar për të mirat që sjellin tekniakt e meditimit atëherë më siguri keni menduar të filloni ta praktikoni atë. Meditimi është udhëtimi më i vërtetë që ju mund ta bëni ndonjëherë!

Hapi i parë: Vendosni të filloni të meditoni. Ky është një ndër hapat më të vështirë për ju. Por me të marrë vendimin për të filluar shumë gjëra do të bijnë në vendin e tyre dhe do të bëhen të plota.

Hapi i dytë: Si doni të meditoni? Nuk është një shkencë e re ose dicka shumë e vështirë e misterioze, sidoqoftë ka shumë mënyra të praktikimit të meditimit. A doni të meditoni me muzikë? A doni të meditoni me një mantra të caktuar? Apo doni një mësues?

Hapi i tretë: Ku është vendi më i mirë për të medituar? E vetmja kërkesë që duhet plotësuar për të gjetur vendin tuaj ideal për meditim është që të mos ndiheni të shqetësuar, të jetë një vend ku ju ndiheni të relaksuar për të filluar meditimin.

Hapi i katërt: Kur është koha më e mirë për të medituar? Kurdo që ju ndiheni mirë për të medituar. Sidoqoftë herët në mëngjes dhe në mbrëmje janë dy kohë më të përshtatshme. Meditimi para se t’ia filloni ditës do t’ju ndihmojë që të keni një ditë më të organizuar. Kurse meditimi në mbrëmje do t’iu ndihmojë që të keni një gjumë më të qetë dhe do të ndiheni më të relaksuar. Filloni me 10 minuta dhe vazhdoni deri në 20 pas një kohe. Disa meditues mund të meditojnë me orë të tëra. Bëjeni atë që ju ndiheni rehat duke e bërë.

Hapi i pestë: Pse duhet të filloni praktikimin e meditimit? Praktikimi i meditimit ndihmon trurin, trupin dhe shpirtin. Shumë njerëz e bëjnë këtë. Merrni mësim nga ata. Ata janë të qetë, paqësor e shumë të dashur. Kur ju meditoni, shpirti juaj lidhet me hyjnorën. Çdo gjë është perfekte, komplete dhe e plotë! Mendja është e lirë, ju jeni të lirë!