Highlight Të tjera

5 fakte të çuditshme për Hitlerin që nuk i keni ditur

Hitleri

Hitleri konsiderohet të jetë njeriu më i keq që ka jetuar ndonjëherë. Të gjithë janë të vetëdijshëm për ideologjinë raciste, për Holokaustin dhe për miliona njerëz të vrarë nën urdhrat e tij.

Por a mundet njeriu të jetë përbindësh absolut? Unik Portal dëshiron të zbulojë disa anë të papritura të kësaj figure kontradiktore.

1. Ai ishte I dashuruar me një vajzë hebreje;

Kjo tingëllon e çmendur, por ai ra në dashuri me një vajzë hebreje në shkollë. Emri i saj ishte Stephanie Isak, dhe ajo nuk dinte asgjë për ndjenjat e tij. Ai ishte shumë i trembur në atë kohë dhe kurrë nuk i tha asaj për dashurinë e tij.

2. Hitleri kishte probleme me tretjën e ushqimit;

Hitleri kishte probleme serioze të traktit gastrointestinal gjatë gjithë jetës së tij. Ai shpesh kishte dhimbje në stomak, gaz, diarre kronike dhe parehati pas ngrënies. Ai ishte aq i frikësuar se dikush do të zbulonte rreth këtyre problemeve. Kështu ai provoi 29 barna të ndryshme, por ato nuk mund ta ndihmonin.

3. Donte të bëhej një prift;

Kur ai ishte 4 vjeç, hyri në një liqen në mes të dimrit dhe një prift i shpëtoi jetën. Ky rast ndikoi në mendjen e tij aq shumë sa që ai vendosi të bëhej prift gjithashtu. Megjithatë, kur ai u rrit, ai kuptoi se, në vend që t’i shërbente Perëndisë, donte të ishte vetë Perëndia.

4. Nuk mund të voziste;

Çuditërisht, ai kurrë nuk u përpoq të mësonte se si të ngiste makinën. Disa njerëz besojnë se kjo ishte për shkak se ai kishte frikë të dështonte para njerëzve të tjerë. Megjithatë, ai udhëhoqi ushtrinë e tij me mjaft sukses me një shofer personal.

5. Hitleri ishte një vegjetarian;

Diktatori i Madh i donte shumë kafshët dhe ishte kundër testimit në to. Ai përmendi se ai ishte një vegjetarian në ditarin e tij shumë herë, dhe ai madje mendoi për futjen e vegjetarianizmit si ideologji zyrtare pas luftës. Ai e shprehu këtë ide në një bisedë me Goebbels.