Highlight Shëndeti

5 bimët që pastrojnë ajrin e shtëpisë tuaj

bimët

Duke pasur bimë në shtëpinë tuaj ju jo vetëm që hijeshoni ambientin tuaj, por ndikoni po ashtu tek shëndeti i secilit prej jush.

Kjo për shkak se ka bimë që pastrojnë dhe ruajnë lagështinë e ajrit, freskojnë mjedisin, prodhojnë oksigjen dhe madje absorbojnë ndotës. Ato përmirësojnë cilësinë e ajrit që thithni – duke qenë shumë më tepër sesa thjeshtë pjesë dekoruese për shtëpinë tuaj.

Për më tepër, ato minimizojnë zhurmën e brendshme dhe të jashtme, reduktojnë pluhurin dhe ju ndihmojnë të relaksoheni.

Unik Portal ju sjellë 5 bimë të tilla, të cilat mund ti mbani në ambientet e shtëpisë apo banesës tuaj.

    1. Livando
      Kjo lule ulë nivelet e stresit, lufton pagjumësinë dhe ulë ankthin. Era e saj tij ofron një ndjesi qetësuese dhe efekt relaksues.

    1. Aloe vera
      Ajo ka veti të forta detoksifikuese dhe anti-inflamatore, dhe ndihmon në eliminimin e substancave të rënda kimike që gjenden në produktet e pastrimit.

    1. Jasmine
      Jasmine përmirëson cilësinë e gjumit, zvogëlon shqetësimin dhe ankthin.

    1. Sansevieria ose lule shpata
      Kjo bimë thith dioksidin e karbonit dhe prodhon oksigjen gjatë natës, duke pastruar ajrin dhe duke ngritur nivelin e oksigjenit në mjedisin tuaj.

  1. Ivy ose lule dredhkë
    Edhe kjo bimë thith toksina në ajër si benzeni dhe formaldehidi, pastron ajrin dhe mjedisin tuaj.Tani që e njihni rolin e secilit prej këtyre bimëve, ju mund të ndani një hapësirë në shtëpinë tuaj që të rritni një nga këto bimë që do të bëhet e preferuara e juaj.