Highlight Storie Inspirimi

4 zakone që ndihmojnë pesimistët të ndihen më të lumtur!

pesimistët

Askush në këtë botë nuk vjen pesimist, por gjatë jetës, duke u përballë  me ngjarje të ndryshme vetëbesimi bie dhe njeriu bëhet pesimist. Prindërit, familja, mund të ndikojnë shumë në ngritjen e vetëbesimit dhe ndryshimit të kësaj situate.

Po ashtu ka disa zakone që Unik ju propozon për të reduktuar dukshëm simptomat e pesimizmit dhe për të qenë të lumtur.
  1. Vendosni të ndryshoni!

Gjëja e parë që duhet të bëni për të thyer zakonet negative dhe për të bërë zakone të reja pozitive, është të kryeni angazhimet që keni.  Ju duhet ta doni më shumë të lumturinë se sa pesimizmin.  Ju duhet të punoni shumë në ndryshimin e mentalitetit tuaj. Nuk është e lehtë të ndryshosh zakonet që kanë qenë pjesë e asaj që je sot , prandaj ji i përgatitur për të punuar fort,për të krijuar zakone të reja të shëndetshme, me të cilat do të filloni një jetë të re.

2. Shikoni lente me ngjyrë rozë

Mënyrë tjetër për t’u ndier më  të  lumtur është të shihni gjërat në një mënyrë tjetër. Kjo do të duhet të bëhet në mënyrë të qëllimshme. Ideja është që mendimet negative ti ktheni në mendime pozitive. Unik sugjeron që të shkruani në një ditar mendime tuaja, edhe ato negative dhe pastaj provon të punoni me trurin tuaj për të ndryshuar këto mendime. Pra, që ti bëni sa më pozitive. Bëjeni këtë sa herë që e ndjeni se jeni bërë shumë pesimist.

  1. Vlerësoni të gjitha rezultatet

Kjo është e ngjashme me sugjerimin e mësipërm, përveç se ju do të bëni një listë “kjo kundrejt atij” në mënyrë që të vlerësoni dhe krahasoni të gjitha rezultatet e mundshme.Një shembull mund të jetë “punë e re krahas  punës së vjetër” . Kështu vlerësoni nëse do të ishte në interesin tuaj të gjen një punë të re.

  1. Shijoni të metat

Duani të metat tuaja;ju duhet ta kuptoni se askush në botë nuk është i përsosur,por secili është Unik në mënyrën e vet. Kjo nuk është pikëpamje pesimiste, por është vetëm realitet.

Është tamam si kur mësoni të ngisni një biçikletë. Ju ndoshta jeni rrëzuar disa herë, keni lënduar disa herë gjunjët tuaj. Por, ju nuk hoqët dorë, vazhduat të mësoni ngasjen e biçikletës. Ky është një shembull që vlenë në çdo aspekt të jetës. Sado që mund të dështoni, asnjëherë mos hiqni dorë dhe mos lejoni vetën që të mbeteni pesimist.