Highlight Kura natyrale

4 rastet kur nuk duhet përdorur uthull molle

uthull molle

Tashmë të gjithë jemi njohur me vetitë shëruese të uthullës së mollës. Ajo është një nga ilaçet alternative më të popullarizuara që përdoren sot. Megjithatë, ajo që nga lashtësia përdoret për shërimin e sëmundjeve të ndryshme.

Disa përparësi shëndetësore të uthullës së mollës nuk janë vërtetuar shkencërisht. Megjithatë dihet se uthulla e mollës është e dobishme për bukurinë e lëkurës tonë, shëron infeksionet kërpudhore, aleat i fuqishëm në dobësim. Konsiderohet që uthulla e mollës eliminon zbokthin,ilaç për artrit,shëron lythat, ulë tensionin e gjakut dhe shumë veti tjera shëruese.

Në fakt, në varësi të gjendjes tuaj fizike, uthulla e mollës mund të jetë një aleat i fuqishëm i shëndetit tuaj. Por kini kujdes.

Uthull molle, nuk bën ta përdorni në raste të caktuara.

Unik Portal rekomandon shmangien e uthullës së mollës dhe përdorimin e saj nëse jeni shtatzënë, jeni në menopauzë, vuani nga diabeti ose jeni duke përdorur ilaçe të caktuara.

Për të gjitha këto sigurisht duhet të konsultoni mjekun tuaj, që të mos keni komplikime të papritura.

Uthulla e mollës dekompozon acidin laktik, i cili grumbullohet në muskuj pas ushtrimeve dhe shkakton dhimbje në muskuj. Përzieni disa lugë uthull në filxhan të ujit, zhyteni leckën ose copën e materialit dhe mbajeni në vendet që ju dhembin për 20 minuta.

Shëron fytin e pezmatuar, prandaj gotës me ujë të nxehtë shtoni një lugë uthull molle dhe shpërlani fytin. Disa lugë mjaltë këtë përzierje do ta bëjë edhe më shëruese dhe shumë më të shijshme. Nuk është tërësisht e qartë se për ç’arsye uthulla ndal lemzën por shumë njerëz janë bindur për këtë